
Përmbledhje poetike të fundmuaji e fillimin e vjeshtës së tretë.
…Nëpër lotë,do buzëqeshësh!
E mbajti zemra,se e deshë!
Nuk fshiheshe dot shpirtit.
Nëpër lotët dhe buzëqeshje,
Shirat s’bien vjeshtës,dimrit.
Dielli,s’lind vetëm në verë,
Ai del në ç’do stinë.
Kur e ke zemrën pranverë,
Lotët ikin ,lulet çelur do rrinë.
Nëpër lotët,do buzëqeshësh!
Shirat s’bien,vjeshtës,dimrit.
Lotin,mbi kujtimesh kur t’a hedhesh.
Mos harro se janë të shpirtit!
Mes lotëve hidhërimit,buzëqesh
Lotët s’janë vetëm të vjeshtës.
Lotët janë kur gëzohesh.
Se mos harro,se janë të zemrës
V Pëllumbi.autori
…Më përcolli e s’u ndjeh…
Qante guri që e lashë,
Pranë portës,ndanë rrugës.
Lamtumirë kur i dhashë.
Kur më binte loti buzës.
U bënë vite që jam larguar,
Mërgimtar që vijnë këtu i pyes.
Në kujtesë më kanë ngelur.
Lotët e shpirtit n’kafazë.
..Më përcolli e s’u ndjehë.
Se si ndihet,unë e dija,
Më dhëmb hapi që u largova.
Kur u largova nga shtëpia.
E ka ditur ai gur,lotët derdhur.
Që ndanë rrugës,pranë portës,
Të largohesha se besonte kurë
Po bëra,lotin fshija zemrës.
V Pëllumbi.autori
…Edhe atë të paktën dashuri…
Të ik dua,zhveshur nga zhgënjimet,
Sikur kjo vjeshtë,me lotin nëpër shi.
Në çantën e shpinës të mar vitet.
Edhe atë të paktën dashuri.
Të iki në një vend të largët,
Aty ku s’më njeh e s’njoh njeri.
Ata që më kanë dashur,qenë t’pakët!
Në zemrën time janë e vetmja pasuri.
Të iki,sikur vjeshta,me lotin e saj.
Me lotin ngatërruar nëpër shi.
Bagazhet e zhgënjimeve nga jeta.
T’i djeg zjarri e ti bëjë hi.
Që të triumfojë ajo e pakta dashuri.
V.Pëllumbi autori.
30/10/2025 . Artë.Greqi