Nekrologjia e tim eti-Viktor Gjikolaj 

Viktor Gjikolaj 

NEKROLOGJIA E TIM ETI

Nekrologjia e tim eti

Fillon me zanafillën e nje shekulli,

Kur ai erdhi në jetë.

U martua me një vajzë jetime

(Oh! jetime, moj nëna ime!)

Nga bashkëjetesa e tyre

Lindën dhjetë fëmi,

Unë jam i teti –

Katër ia korri vdekja,

Ia mori nga djepi…

Jetoi nëpër dy lufta botnore

Dhe nuk mori asnjë plagë…

(Thonë ishte patriot i ndershëm)

Jetoi me djersë, me shpresë e besë.

S’dinte shkrim e këndim im atë mendjehollë,

Nuk pat as kursin kundër analfabetizmit;

Vdiq me dyzet varra në zemër,

Në dyzetvjetorin e çlirimit…