Hëna e mekur-Elda Jorganxhi

 Hëna e mekur

Trazove heshtjen time.
Pse endrat s’të dëbojnë?
Sytë plasaritur nga malli.
Pse vitet s’të denojnë?
Vodhe kujtimet e fjetura.
Zgjove shpresat e djegura.

Shiko si zvarritet sot hëna në qiellin e vrarë e të mëkur.
Asaj i ngjan shpirti im, gjysmë i çjerrë, gjysmë i vdekur.

Fjalët që thonim, meteore të rrëzuar.
Shpresa në burg të pritjes, dënuar.

Dëshirat që kishim  yje të fikur.
Vdekja te pragu i shpirtit akoma s’ka mbërritur.