Buzëmbrëmje!Vilma Nika

Sonte mbrëmja erdhi ndryshe

qeshën,ndrinë sytë

Muzgu i natës që po priste

tutej në përzhitë!

Pak që fjalët nisën udhën

nëpër galaktikë,

pak për frymën që si avulli

djersej në qerpik!

U hutuan fjalët mike

dritë për dashurinë.

Digjej heshtja, digjej xhani

dielli shkelte synë.

Buzëmbrëmja erdhi sonte

si një jargavan,

Sy e buzë ti prushonte

djegur mbi filxhan.