Flora Gjondedaj Dervishi

1. Mes Enigmave…
Tri herë u kam ardhur rrotull
piramidave të Egjiptit,
si “Portës së Fatit”u jam bindur.
Tri herë kam folur me yllin polar në Giza
Mistere më ka përshpëritur…
Tri herë jam dehur me magjinë
e parfumeve Ramsis*
Tri herë në oaze jam zhuritur.
Tri herë jam ngujuar në Bibliotekën e Aleksandrisë ,
kam ndier tymin dhe pendimin e Çezarit
për djegjen e saj,larg velit të marrëzisë.
Kleopatra e Ptolemejve e zgjonte
shkretëtirën me klithma në ag,
Çezari i ri humbtisej në hejbe beduinësh
Skeptri i gjakonte plagë…
Tri herë kam kërkuar
vendvarrin e Pompeit ,
hija i endej nëpër Mesdhe ….
Në pjatën e florinjtë i përmbysej
ëndrra , bëhej tym , bëhej re…
Tri herë kam kërkuar Agim Senka
simotrat e qytetit të Aleksandrisë
Tri herë vegime zgjova
tek fluturonte Aleksandri i Madh
mbi tonin Polis …
Tërherët jam gjendur mes Enigmave…
..
.
2.”Kur demoni fle , mos e zgjoni!
Demoni u zgjua
nga troku i ëndrrës time
Poezi brishtane
me trille lirie…
Kërkimtare flladesh.
3.Në krahët e muzës …
Si drite ylli regëtij
Si gjethe dridhen e fërfërij.
Bëhem vesë, vesë mbi lule
I zgjoj dilemat në çdo skutë.
bëhem valë , valëJoni
Dhe pak rebele dhe pak e butë.
Nuk ngre stuhi, bota u çmend,
po as e heshtur s’ mund të rri,
Rruga ime është me gjemba,
po shpirti mbrujtur me Liri.
Asnjë s’më sheh,asnjë nuk shoh
Unë retë i çava, mos më kërko !
Flora Gjondedaj Dervishi @ 2025