

O simbol i vëndit tim
përmbi male shkëmb e gurë
këtu ke fluturuar në shekuj
ndaj të kemi në flamur.
Ti je Nëna e gjithë kombit
me ty ndihemi krenar
emrin ti na i ke dhënë
ndaj na thonë Shqiptar.
Aty linde aty mbete
fluturo mbi male e dete
vigjëlo trojet e tua
gjak nga ti mbaj me vete.
Më jep foce nga krahët e tu
dhe sì ti të shikoj larg
ku mora emrin Shqiptar
aty prap të bëhem balte.