
Gëzim Llojdia
1.
Valëzimi i valëve nga puhiza e mbrëmjes,
Pasqyra është ndriçimi i hënës.
2.
Malli qëndron, tek nokturni i zemrës,
Meraku i nënës, troket tek konaku i vjetër.
3.
Karaburuni përbëhet, nga gjysmë elipse rrathësh,
Fusha qelqore humbet, prej magjisë.
4.
Malet e Vetëtimës të prerë si heshtja
Gri dhe irnosur, prej dyshimit tim.