Dëshprimi i vonshëm-Nexhat Bexheti

Që në rini fati i mirë më ka pri

E gjeta më të bukurën në gjithësi

Nuk kishte njësi matëse dashnije.

E as numërues t’çasteve lumturije

Ushqenim,iluzione si me jetu

Luteshim që fati me na prijë

Fjalët e saja të ëmbla si nektar

Në egon time ndihesha si mëkatar

Nga bindja kuptova se jam tradhëtar.

 Shumë vite kaluan,se di  pse e lashë

E mallkoj veten,pse isha kokë trashë

S’kam fjalë,t’a përshkruaj atë bukuri.

E ëmbël si trofeu i skrificës për liri

Shtatëhedhur flokë gjatë si dujë mbi shpinë

Bukuri e vazhdueshme në çdo stinë

Megjithse shumë vite kan kalue

Ndjenjat dhe psiha,se kanë harue.

Rrugët e qytetit i shetita dje dhe sot

Mos po e takoj e t’më pikojë një pikë lotë

Edhe një herë,hija e sajë t’më hyje në sy

Të verbohem,e t’i them se nuk jetoj pa ty.