Agim Pipa

Sikur ta dije…***
Sikur ta dije sa e gjatë është nata,
numrin e këpucëve të mia në dimrin e sivjetëm,
oxhakun që hesht prej disa vjetësh
në shtegun e kuq mes gjetheve të vjeshtës;
sikur ta dije
dimensionin e duarve dhe të trupit tim
një mesditë dëbore, para krishtlindjeve,
atëhere do kërkoje mes letrash të shumta
gjurmën e parë të poezisë
për ty.
Sikur ta njihje
dimensionin e paqes në sytë e tu
dhe flakën e zjarrit në zemrën time
atëhere do thërrisje:
Rroftë liria…
@ ag.pipa