Drithërimë -Vjollca Aliu 

Vjollca Aliu 

Drithërimë 

Një sëmbim i lehtë krahërorin e majtë shpoi

Si trëndafili nga gonxhja kur del

Trupin e njomë një puhizë drithëroi

Dashuri u mbush si bleta kur nektarin merr.

Një shpirt i brishtë, i butë si mëndafshi

Nuk fshehet nën re, por si diell vezullon

Jeta godet me gurë të thepisur

Por shpirti ndrit, si syth mugullon.