
Nuk qava.
Jo,nuk qava se më tha loti
por shpirtit i pikuan strehët
syri pati guximin ,ishte më i zoti
Jo,nuk qava se më tha loti
dhimbja ishte kokëmushkë
ngulte këmbë kot së koti
në ngushëllimin e zemrës, të vinte krushk.
Jo,nuk qava se qau moti
nuk shtëllizej lëmshi në grykë
në detin e zemrës ,dhimbja filloj notin
ç’ndodhte brënda saj,tregonin veç syt.
Jo,nuk qava se u rrëzova
qava zemrën se u mpi si dru e tërë
në rrugën e jetës,sa shumë unë njoha
mësova të pres me gërshërë.
Po ,po,e mësova përmendësh gërshërën
për degët e thata,mësova si ti pres
mësova të flas dhe me zemrën
mësova që çdo ditë,për jetën është mëngjes.