Kur shkruajnë poetët-Gjeorgjina Kapaj

Gjeorgjina Kapaj

Kur shkruajnë poetët.

Në vargjet e poetëve jam si pëllumb i bardhë

Oh, gëzimi më vjen si një ditë e bukur pranverore

Kur i shkruajnë poetët dashurisë së parë

ndriçon shkrimi si vesa mbi bar nëpër troje

Kur shkruajnë për një ndarje dashurie

ju varet koka si një zog pa krahë

Kur shkruajnë për malet, kodrat, brigjet

I ngjajnë ylberit ngjyrën e rrallë.

Kur shkruajnë për diellin, hënën dhe yjet

më vijnë në mëndje rrezet që shkëlqejnë

Më kujtohet hëna e bukur në pyje

Kur çiftet takoheshin me puthjen e nxehtë

Kur shkruajnë për babanë e nënën vargje

Më vijnë të gjitha bukuritë e zemrës

Pleksen si flokët e nënave tona bujare

Bëhen si portat që sjellin lulen e pranverës

Ohh ju poetët që shkruani për paqe në botë.

Dora ju fluturoftë si flutur mbi kokë

Për ju poetë, boja kurrë mos mbaroftë

se pa ju do të ishte memece jeta jonë

Gjeorgjina kapaj

Athinë 23/11/2025