
QËNDISTARJA E FLAMURIT
(teksti dhe muzika: Kujtim N. MULLAI)
Për ty e thurra një këngë,
O nën’ e mirë,Marigo!
Ashtu si ti mbi flamurin,
Shkabën qëndise nëno!
Syt’ i drejtuan të gjith’ mbi flamur,
Aty tek sheshi në Vlorë,
Ismail Qemali të tha Marigo
“Motër të lumt’ ajo dorë!”
Trima nga gjith’ shqiptaria
Lidhën aty një betim:
“Krahët e tua SHQIPONJË
Ne do na kesh n’fluturim!”
Syt’ i drejtuan … etj.
Krijimi i kësaj kënge i përket vitit 1981 si pjesë e operetës për fëmijë: “TREGIM PËR SHOKUN E LUFTËS”(libreti dhe muzika K. N. MULLAI), shfaqur në Pallatin e Kulturës LAÇ-KURBIN, ku rolin kryesor e luante ish nxënësi im i talentuar,tani këngëtar i shquar, ARDIAN TREBICKA.
Në vitin 1996 kënga u përfshi në tekstin shkollor “Edukatë muzikore 5-6” të autorëve D.Rudi dhe R.Rudi (KOSOVË)
me titull “Qëndisja e flamurit.”
Në vitin 1998 kënga u përfshi në tekstin shkollor “Edukata muzikore-7” me autor K.N.MULLAI (SHQIPËRI) me titull “Qëndistarja e flamurit.”Nga interpretimet e këngës po veçojmè një VIDIO të këngëtares nga KOSOVA
Edona RESHITAJ.
Ja si do të prezantohej kjo këngë në një koncert me të dhënat e kësaj VIDIO:
-KËNGA E MARIGONËS
marrë nga libri “Kulturë muzikore”
(R.Rudi dhe D.Rudi)
Këndon Edona RESHITAJ.
Duke i krahasuar të dhënat e këtij prezantimi me ato të dy teksteve shkollore që përmendëm,dalin këto mospërputhje:
Kënga titullohet “Kënga e Marigonës”, kur qëndistarja e flamurit që u shpalos ngaISMAIL QEMALI në DITËN E PAVARËSISË ishte MARIGO POZIO. Për të mos u shtrembëruar emri i saj,
kënga mund të titllohej “Kënga e Marigosë” Më e çuditshmja,anashkalohet emri i autorit të tekstit dhe muzikës,duke e zëvendësuar me titullin e tekstit shkollor,ku është përfshirë kënga në KOSOVË.
Sa për realizimin e këngës,kur ta dëgjoni VIDION,do të bindeni se Edona RESHITAJ është vërtet një këngëtare tepër e veçantë, me kulturë të lartë vokale.