Paola Mucodemi

Të jesh grua
Të jesh rrënjë që mban kujtesën,
dhe degë që hap shtigje të reja.
Të jesh dritë që ngroh errësirën,
dhe hije që s’mund ta prekja.
Të jesh zë që thyen heshtjen,
kur padrejtësia rëndon mbi tokë.
Të jesh trup i brishtë si petal,
dhe shpirt si mali, gur i fortë.
Të jesh përcaktim i vetes, jo i dhunës
të jesh liri që nuk pranon zinxhirë,
Të jesh grua, është vetë themeli i botës
fuqi, që ngrihet mbi çdo errësirë.