Apo vetëm hije në këtë zonë?
Ecim të heshtur në kohën që ikën
Duke kërkuar gjithmonë dritën.
Çdo ëndërr që lind si yll në errësirë
Shpesh na kthehet në furtunë të vështirë
Ne shkruajmë vargje me duart që dridhen
E prapë nga koha fletët na grisen.
Njeriu lufton të zgjedhë një drejtim
Mes mijera zërash pa përkufizim
Herë bëhet det ,herë bëhet stuhi
Herë e humbet veten në vetmi.
Por,ndoshta jeta s’ka autor të vërtetë
Veç çaste që digjen si yje në jetë
Ne mes dyshimesh e mendimesh pa fund
Kërkojmë kuptimin e se gjejmë askund.
Prapë vazhdojmë me shpirtin në dorë
Duke pyetur qiellin çdo minut’ e çdo orë
A është kjo jetë një libër që e shkruajmë ne?
Apo një ëndërr që na shkruan mbi re?
Duke pyetur qiellin çdo minut’ e çdo orë
A është kjo jetë një libër që e shkruajmë ne?
Apo një ëndërr që na shkruan mbi re?
Shkurte Berisha 12 Maj 2026
