Kur gjurma e punës të zbukuron gjoksin me dekoratë mirënjohjeje të komunitetit-Nga Agron Mema

Nga Agron Mema

Shën Thanasi është një festë rituale tradicionale fetare e besimtarëve ortodoksë dhe festohet me madhështi kjo ditë e Shenjtit Thanas, kryesisht në komunitetet ortodokse ku kishat e tyre mbajnë e mrin: Kisha e Shën Thanasit. Me mjaftë madhështi dhe atmosferë festive, kjo Festë e Shenjtë fetare, si përvit, është festuar edhe në fshatin Sopik të Livadhjasë, bashkia Finiq në Qarkun e Vlorës. Trokitje gotash: Gëzuar Shën Thanasi! Tinguj të harreshëm dhe valle të gëzuara. Fytyra të lumtura dhe zemra krahëhapura në fluturim të Bekimit Qiellor. Atmosferë elektrizuese. Një Festë shpirtërore që i bashkon të gjithë pa asnjë lloj dasie, se është Festë Perëndie. Rreth perimetrit, në brendashkrim të kësaj atmosfere, shtohet edhe një gëzim tjetër: Zonjës Anastasi Deneko, me vendim të këshillit bashkiak Finiq i jepet titulli” Qytetar Nderi i Bashkisë Finiq” .

Titulli u dorëzua në praninë e zv/ kryetarit të Qarkut Vlorë z. Llambi Pandeqi, kryetarit të këshillit bashkiak Finiq zThoma Kallojeri, kryebashkiakut të Finiqit z. Romeo Çakuli dhe pjesëmarrësve të shumtë festivë. Vjen ky titull nderimi si vlerësim për punën dhe kontributin humanitar të lartë që ka treguar në shërbim të komunitetit. Ka kryer një detyrë të shenjtë dhe vlerësohet në një ditë të shenjtë, me plotë merita dhe sakrifica. Zonja Anastasia Deneko, për vite me rradhë, gjithë jetën e saj j’a përkushtoi dhe ka shërbyer si infermiere nëpër këta fshatra që, erozioni i braktisjes nuk i ka mëshiruar, shumica kanë mbetur vetëm mosha e tretë, moshë që ka parësore të domosdoshme kujdesin e shërbimit shëndetësor, po të kemi parasysh situatën reale të viteve të tranzicionit të tejzgjatur shqiptar. Realitet i hidhur dhe i trishtë, e po kështu edhe shërbimi shëndetësor.

Por zonja Anastasi Deneko, në palodhësinë e saj, me humanizmin e lartë, me dashurinë për njerëzit në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së tyre, nuk u kursye, nuk u step, nuk u spraps nuk zgjodhi rrugën e emigrimit, por u qëndroi pranë çdo çast, ditën dhe natën, në çdo kohë e kushte klimaterike, në ndihmën e parë emergjente ndaj tyre. Ndaj ky titull vjen plotësisht si një vlerësim për shërbimin përkushtues ndaj njerëzve të këtij vendi, që më shumë se retorika dhe propoganda, flet puna e tyre kontributi i vyer dhe i çmuar në shërbim të komunitetit. Dhe komuniteti t’a kthen mirënjohjen ashtu siç di ai me konsideratën më të lartë; në dekoratë. Gjurma e punës nuk ngelet më e tillë, ajo kthehet në lartësinë më të madhe vlerësuese, kthehet në një dekoratë që të zbukuron gjoksin. Gjoksin që përballoi vështirësitë e punës me kurajo e guxim, gjoksin që brenda tij mban një zemër humane që rrahu dhe rreh përditë për dashurinë njerëzore, jetën me shqetësimin e përditshëm për shëndetin e tyre. T’a gëzosh zonja Anastasi këtë vletësim plotësisht të metituar.

Sopik; 02 maj 2026