
A mos vallë si zoga
A mos vallë si zoga
Ndërrove furik,
Gjete buzë të tjera
Nga një tjetër mik?
Bandille, moj lule,
Lule menekshe,
Ku ike, u fsheve?
Po të pres atje.
Te thana majhoshe,
Atje te përroi,
Ku për herë të parë
Buza mjaltë provoi.
Mua më le të gjorin,
Vetëm dhe në pritje,
Pa buzën e ëmbël,
Si mjalti në pite.
A mos vallë si zoga
Ndërrove furik,
Gjete buzë të tjera
Nga një tjetër mik?
Nektar lule jaseminë,
Kate, Kate, Katerinë,
Hëna mbi male, moj kanari,
Pekmez rrushi nga Debina,
Me aromë si trëndelinë.
Mes këputura, namusqare,
Katerinë, moj gushë kunadhe,
Nektar sythi, sy larushe,
Katerina, moj zog gërmushe.
Kate, Kate, Katerinë,
Lule aku, trëndelinë,
Je si rrjedha në burime,
Kate, Kate, Katerinë.