Afërdita në Amantia…

Gëzim Llojdia

1.

Nga muret e lashta, të mbuluara me kujtime, zbres me kujdes drejt lëmit të Peçit. Shtegu i ngushtë, i veshur me barë të njomë, ledhaton këmbët si për të treguar që çdo hap është një hyrje në një botë tjetër më të qetë, më të shenjtë.Kodrat rreth e rrotull janë gjelbëruar si në ëndërr. Lulet e egra, me ngjyra që s’i kap dot as piktura, lëkunden lehtë nën peshën e bletëve që vallëzojnë mbi to dhe një balet i heshtur, një himn i natyrës.Ajri mban një erë që nuk e përshkruan dot fjala si mjaltë i vjetër i ruajtur në amforë. Është aromë kohe, dashurie dhe harrese.

2.

Diku, në heshtjen, që flet më shumë se zhurma, ngrihet hija e Tempullit të Afërditës. Muret e rrënuara duket sikur pëshpëritin: “Këtu ka jetuar hyjnesha e dashurisë… këtu janë ndezur dikur netët me yje dhe premtimet që s’vdesin.”

Dhe më poshtë, në këtë lëm të fshehur nga syri i përditshëm, qëndron emri:Lëmi i Peçit.Kush ka qenë Peçi? Një bari i dashuruar me perëndeshën? Një besimtar i heshtur, që sillte lule çdo agim?Askush s’e di.Por emri i tij rri pezull në ajër, si një fjalë që s’guxon të shuhet.Këtu, gjithçka flet me gjuhën e ndjenjës. Edhe guri më i zakonshëm mban një pëshpëritje.Edhe bari më i thjeshtë ruan gjurmën e një hapi të vjetër, ndoshta të një gruaje që ka ardhur të lutet, ose të një burri që ka ardhur të harrojë.

3.

Në Amantia, dashuria s’është vetëm kujtim është frymë. Dhe ajo frymë, e ngrohtë e ëmbël, duket sikur vjen drejt meje nga thellësia e kohës… si një përqafim nga vetë Afërdita.

4.

Por lëmi këtu nuk është një fushë e zakonshme. Është një hapësirë e vogël, e ngritur me qëllim të shenjtë një vend për falje, për adhurim, për rite që lidhnin njeriun me hyjnoren. Këtu s’janë luajtur lojëra, por janë pëshpëritur lutje. Është një tokë që mban gjurmën e gjunjëve të përkulur, dhe ndoshta të lotëve të derdhur në heshtje.

Nuk ka pasur rrugë të mirëfillta që të çonin deri këtu. Edhe në kohën e kooperativës, kur njeriu kërkonte të zgjaste dorën drejt çdo cepi të tokës, këtu nuk u shkel aq shpesh. Rruga tjetër të çonte përkundej, në një drejtim tjetër si për të lënë këtë vend në paqe, si për të mos trazuar kujtimet e shenjta që i përkasin një kohe tjetër.

5.

Sot, zbritja nga muret e akropolit, ku shkëmbi dhe dora e njeriut janë bashkuar në një përqafim të gurët.Dhe është pjesë e një vizioni të ri.Dhe një rrugë e brendshme, që do të lidhë sitet arkeologjike si damarët e një trupi, që po zgjohet nga gjumi. Rruga nuk do të jetë thjesht fizike por shpirtërore, një kalim nga e zakonshmja në të jashtëzakonshmen.

Nga lart, prej akropolit, duhet të zbresësh mbi 400 hapa për të mbërritur. E megjithatë, çdo hap është një kapitull i ri, një zbritje drejt një misteri që sa vjen e bëhet më i prekshëm.

Tempulli vetë si një skelet i mbetur nga një kohë e pavdekshme shquhet qartazi. Gurët janë ende aty, të vendosur me një qëllim që s’është shuar. Planimetria është e dukshme mbi sipërfaqe, dhe forma e tij flet:“Unë kam qenë tempull”.

Blloqe të mëdha guri, të skalitura me kujdes si trupa që presin të marrin frymë.Dhe të përbëra nga gurë gëlqerorë në formë paralelelepipedi të bardhë, të heshtur, të pathyeshëm nga koha, por plot kujtesë.

Është një vend ku ndal fryma jo nga lodhja e zbritjes, por nga ndjesia se je në prag të diçkaje më të madhe se vetja. Një vend ku njeriu i sotëm takon hijet e të kaluarës, jo si i huaj, por si pasardhës.

Pra edhe ne kemi tempuj, dhe ata janë si tempujt e gjithë botës.

Gjurmët e zbuluara nga heshtja.Por dritën më të qartë mbi këtë vend, ku guri dhe koha rrijnë të përqafuar në heshtje, e ka hedhur studiuesi S. Anamali .Ai një nga ata njerëz që kanë ditur të dëgjojnë zërat e gurëve dhe të lexojnë heshtjen e tokës. Ishte ai që solli informatat më të vlefshme për këtë shesh, i cili shtrihet pak më tutje mureve rrethuese të qytetit të lashtë.Besohet se aty nga viti 1950, në këtë copëz toke që dukej e zakonshme në sy të përditshmërisë, u bë një sondazh i parë një ndalesë e kujdesshme mbi shtresat e dheut, me shpresën për të kuptuar se çfarë ruante në barkun e saj toka. Nuk ishte një gërmim i thellë, por më tepër një pyetje e butë: “Çfarë ke fshehur këtu, o vend i vjetër?”.Dhe përgjigjja erdhi.

Shenja e parë ajo që bëri të ndalnin frymëmarrjen e studiuesve tregoi se godina mbi të cilën qëndronin ishte një tempull. Jo një banesë, jo një magazinë, jo një ndërtesë e thjeshtë, por një vend i shenjtë, një shtëpi për hyjnitë.Dhe aktualisht ishin vecse themelet e një tempulli.

Ishte si të gjeje një zemër që ende rreh nën dhe. Një dëshmi që ky vend, që sot rrethohet nga qetësia dhe bari, ka qenë dikur i gjallë me këngë, me lutje, me flijime simbolike një urë mes njerëzores dhe hyjnores.

6.

…Në të vërtetët edhe sot e kësaj dite në vendin e quajtur Lemi i Pecit, gjendet tempulli i Afroditës. Ç’farë u zbulua në këtë shesh. Themelet e tempullit ato qartazi duken. I orientuar jugperëndim, verilindje. Ka formë katërkëndëshe. Themelet që sot janë tepër të ruajtura mirë kanë gjatësi12.15m,me gjerësi 6.75m.Blloqet që e formojnë atë kanë këto përmasa 1.20 me 1m të gjerë. Sipas konkluzioneve të para, që nxorën arkeologët nga shenjat që shquheshin në tokë dukeshin se tempulli ka qenë i rrethuar me shtylla,por gjurmë të tjera murresh ja ku shfaqen edhe brenda tij.

Në jug lindje të majës shkëmbore te Ploçes, afërsisht 200-300 m. poshtë saj, gjendet një pllaje jo shumé e madhe, një tarracé e sajuar, té cilën banorét e fshatit e quajnë Lémi i Pecit. Kjo pllaje lidhet me akropolin nëpërmjet një qafe mjaft té gjérë e deri-diku té sheshtë e cila vazhdon deri te muret ku ndodhej edhe një porte; anët e tjera té kores janë te pjerrëta. Nga veriu dhe sidomos nga lindja, kodra ka qené përforcuar me një mur mbështetës me kontraforca. Sheshi i vogël dhe muret mbështetëse té anéve kané qené béré me qéllim që aty té ngrihej një godiné monumentale.Per te njohur karakterin e godinës né Lëmin e Pecit né vitin 1950 u be një sondazh. Mbi sipërfaqe u gjetén trungje shtyllash dhe një tok gurë té skalitur, te thyer. Sondazhi né Lëmin e Pecit nxori né drite themelet e dy godinave. Godina e pare, me e lashté dhe pa tjetër me kryesoja, zinte thuajse mesin e pllajës . Ajo ishte e orientuar nga jugperëndimi né verilindje. Themelet e godinës janë té gjaté nga 12,15 m. dhe té gjerë 6.75 m. Ato përbehen nga disa bloqe paralelepiped gëlqerore 1-1.20 m. té gjaté dhe 0.90-1 m. té gjerë te punuar miré. Blloqet kane faqet e lëmuara dhe mjaft té drejta, duke dale nga sipërfaqja e tokës 10 cm.

Godina ka një planimetri katérkéndéshe me hyrjen nga jugperëndimi; né këtë ané zgjaten, né té dy qoshet, dy, bloqe 1 m. té gjaté. Pas hyrjes ka patur njé ambient 5.75 m. té gjaté; ai ndahet nga ambienti tjetër, me i vogël (2,30 m. i gjaté) nga një mur 1 m. i trashé. Përreth dhe brenda këtyre gurëve té themeleve janë ruajtur edhe gjurmé té tjera muresh. Para dhe prapa blloqeve té themeleve u gjetén pjesé té një shtroje prej rrasash té mëdha, 2 m. té gjera, té rrethuara nga bloqe me té vegjël se té parét dhe né një nivel me ta. Një shtroje tjetër (0,8 5 m. e gjeré) dhe bloqe gurësh ka edhe né dy krahët e vegjël té godinës. Dy radhe blloqesh 0,50 m. té gjerë gjenden edhe né ambientin e vogël né fund të godinës, né një nivel me blloqet e mureve anësore. Bloqe gurësh ka edhe brenda dhe jashtë ambientit té pare por tê çrregullt. Këto duhet t’i përkasin një ndërtimi dhe përdorimi té dyté të godinës, me té cilën duhet té lidhen disa mbeturina shumé té pakta mozaiku, té përbëra nga shtresa e poshtme e tij dhe kubikë të shpërndare andej e këtej.Té dhënat tregojnë se themelet i përkasin një tempulli, qé ngrihej né këtë pllaje te vogël. Tempulli, përse del nga përmasat e tij, ka qené i vogël; ai, mesa duket nga ato pak mbeturina qé shihen, ka qené i rrethuar me shtylla. Midis fragmenteve arkitektonike té gjetur té shpërndare né Lemin e Pecit, ka edhe trun¬gje shtyllash një trung shtylle donike me diametër 0,80 m. dhe pjesa e nje shtyllëze té vogël, me diametër 0.40 m. Brenda themeleve té tempullit dhe përreth tij, u gjetën fragmente té tjera arkitektonike shumé té thyera, té cilat i përkisnin kësaj godine: këto janë copa gjethesh akanthi, dhëmbëza, astragalé e veza prej guri gëlqeror.

Materialet e gjetura, gjaté sondazhit, nuk ndihmojnë për té përcaktuar kohen kur u ngrit tempulli as hyjninë, kultit tê cilit ai i shërbeu.Jemi té prirur té mendojmë qé tempulli té jeté ndërtuar aty nga shek. III para erës sonë dhe se rindërtimi, shtresa me mozaik té jeté béré né shek. II. erës sonë.

7.

Përse tempulli ka emrin e Afroditës.Dhe si e ka shpjeguar Mathieu Areft emrin Afërditë:Afroditë=afër dita.

Lindja e Afërditës perëndesha e Dashurisë,Bukurisë dhe dëshirës është shumë e diskutueshme. Dihen dy versione. Versioni i parë është ai i Homerit që pohon se ajo është bija e Zeusit dhe e Dionesë. Sipas versionit të dytë ajo ka lindur nga deti e zhytur në gjakun e organeve seksuale të sakatuara të Uranit.Ky gjak ka mbarsur detin dhe Afërdita ka dalë nga brenda një dallge e bardhë dhe e bukur në formën e shkumës:Afërdita“e lindur nga shkuma e detit. Në vendet mesdhetare cdo ushqim që vinte nga deti në tokë trajtohej si afërdi…tase. Legjenda na thotë se ajo fluturonte në ajër e shoqëruar me pëllumbat dhe harabelat të njohur për gjëra të turpshme(shthurje).Brezi i saj magjik i bënte të dashuroheshin të gjithë ata, që e merrnin këtë brez.Ajo ishte bashkëshortja e Hefaistos dhe zonja e Ares-it.Ajo nderohej në Siri dhe në Palestinë me emrin Ishtar,Astarte ose Ashataroth.Një tjetër kult i rëndësishëm gjëndej në Pafos( në jug të Qipros),ajo lindi dy fëmijtë e famshëm Eros dhe Anteros.Emri i saj gjen rezonancë në gjuhën shqipe“Afër-ditës“,pra pranë ditës dhe në kuptim më të gjerë“ajo që është e bukur si dita apo si agimi,ajo që shkëlqen si drita e diellit“.Emri Afërditë sot gjendet me shumicë edhe në këtë zonë,përtej saj më gjerë e më gjatë saj. Anamali na thotë se tempulli duhet të jetë ndërtuar në shekulll III para Kr,ndërsa rindërtimi ,shtresa me mozaik duhet të jetë bërë në shek II,pas Kr.

Mirëpo për mënyrën se kujt i faleshin Amantë do të ndjekin shqyrtimin e Anamalit. Monumentet si dhe monedhat e gjetura në Amantia shqyrtojnë:Kultet që janë respektuar më shumë në popullatën ilire të këtij qyteti në Ilirinë jugore. Cila ishte Perëndia dhe kujt i faleshin amantët?Për të mbritur tek ky rajvizim gjejmë të dhënat në librin Iliria. Perëndia për Amantë ishte Hyji.Huji i besuar rreth të cilit faleshin apo kryenin rituale Amantë në kohët e hershme në këtë qëndër malore ishte hyu dodonas.Zeusi ose hyu është i shprehur edhe në prerjet e monedhës. Në këtë qytet ilir ka qenë i njohur kulti i Afroditës. Një pllakë e vogël guri e zbuluar në Amantia i kushtohet në një farë mënyre Afrodita Pandemia.Afrodita në qytetin amantas ka pasur një tempull.Si edhe në gjetjet në skulpturë paraqitet Pan-Silvani. Ky na paraqitet me 3 nymfa. Në gjetjet e relieve shikohen perëndi ilire. Perëndit sipas amantëve janë mbrojtëse të barinjve,pyjeve,kullotave.

8.

Tempulli që qëndron sot në lëmin e Peçit është një dëshmi e gjallë e së shkuarës.Dhe e ruajtur në themele të gurëve të mëdhenj që shqyrtojnë me krenari pozicionin e tij në peizazh. Ai nuk është ndërtuar brenda mureve mbrojtëse të qytetit, por larg tyre si një qendër e shenjtë që kërkon qetësi dhe dritë të pastër.

Lëmi i Peçit është një kodrinë e butë që rrethohet nga dielli.Dhe dielli vetë duket sikur qëndron mbi të pothuajse gjatë gjithë ditës.Madje, përkëdhelur me dritën e tij çdo gur, çdo cep të tempullit.Pozicioni i dritës është zgjedhur me kujdes,si një përqafim qiellor që përforcon fuqinë hyjnore të vendit.

Në këtë rreth, ku rrezet diellore bien në mënyrë të përkryer, tempulli ngrihet krenar si një urë midis qiellit dhe tokës. Por Amantët nuk i ndërtuan vetëm banesat jashtë mureve rrethuese, ata ngritën edhe stadiumin, tempullin dhe ndërtesa të tjera të shenjta larg këtij rrethi duke zgjeruar horizontin e qytetit përtej mureve, duke krijuar një hapësirë ku jeta njerëzore dhe ajo hyjnore bashkëjetojnë në harmoni.

Distanca prej 400-500 metrash nga shtegu deri tek murri rrethues.Dhe është një udhëtim që të fton të ngadalësosh, të ndalesh e të ndjesh historinë në çdo hap. Një kalim nga qyteti i përditshëm në një botë të shenjtë ku secili gur tregon një histori dhe çdo rreze drite ndez një kujtim.

9.

Duke u larguar nga tempulli i shekullit të tretë p.e.s, zemra mbetet e ngarkuar me peshën e historisë dhe bukurinë e vendit. Çdo hap që hedh larg kësaj kodrine të shenjtë është një ndarje nga një botë e fshehtë.Dhe e mbushur me dritë dhe mister, ku koha duket se ka ndaluar për të ruajtur sekretet e saj.

Në ajrin që ndjejmë, frymëzohet ende një energji e vjetër, një përqafim i heshtur i të kaluarës me të tashmen. Dritat e fundit të diellit përkëdhelin gurët e tempullit, dhe ndërsa largohesh, ndjen se nuk po largohesh vetëm nga një vend .Por largohesh nga një ëndërr e gjallë, nga një përjetësi që ka mbetur e ngulitur në këtë kodrinë të përjetshme.

Ky tempull, me themelet e tij të forta dhe dritën e veçantë, është më shumë se një rrënojë.Ai është një thirrje e heshtur për të kujtuar, për të ndjerë dhe për të respektuar lidhjen tonë me kohën dhe me botën shpirtërore që ka jetuar këtu para nesh