Tregëtarët e halleve
Halle halle është kjo dynja
Por halli hallit thonë nuk i ngja
Shumë e hershme kjo e thënë
Nga stërgjyshërit na është lënë
Sa keq tani kjo ekonomia e tregut
Të gjitha mallrat sot shkëmbehen
Nuk ka gjetur ende hyrjen shtegut
Ku edhe hallet të shiten e blihen
Pronarë të mëdhenj më vonë
As tregëtarë të rinj, as të vjetrit
Bosët milardierë ata që thonë
Se i zgjidhin lehtë hallet e tjetrit.
