Marigona Zekaj

Aktore
Nuk ishte skenë,
veç një shpirt i lodhur
që mësonte të buzëqeshte
Dhimbjen e kthyen në tekst,
lotët i kthyen në rol.
Në vend të britmës, mësuam heshtjen,
në vend të plagës, luftën me veten.
Në skenë u shndërrua çdo hap,
çdo fjalë, çdo shikim e veprim.
Duart që dridheshin paskan qenë
duartrokitje për publikun.
Kurrë në skenë, të luaj me jetën,
as me zemrën e qepur keq,
as me buzëqeshjen nëse të kaplon
vetmia ,jam regjisore e ëndrrave të mia
as me zemrën e qepur keq,
as me buzëqeshjen nëse të kaplon
vetmia ,jam regjisore e ëndrrave të mia