Amaneti i tokës-Liljana Ndoni

Liljana Ndoni

 
Sa herë bukën e huaj mbaj në duar ,më shfaqesh ti o toka ime e bekuar!

Ngjyj mallin në piatën me vështirësi ,një lemëz më vjen nga largë për t’më kujtuar.
Shpirti më fluturon tek ty të ndjehem në një lulkuqe në gjelbërimin që mbartë.
Je tokë që nuk fletë dhe fjalën ,ta
ngujuan prej dekadash nga stuhitë!

 

Tokë që kërkon mund e djersë fshehur nën krahët e lodhur të bujkut në arë.
Nuk e di ,puthjet me gërrvishje mi ke dhënë o ti marë.?!

 

Nuk pret kurr, e të ngarkojnë me të thatë djerrë e fjalë në erë,
Gjymtyrë e shprehje të lashta që digjen e prehen ku janë rritur e janë lerë,

 

Tokë e shënjtë që pranon e zhytur rite dhe tadita plotë bragtisje mbanë!
-Më thuaj si e duron emrin e huaj ku gjaku Ilirë thellë brënda teje e ruanë!

 

-Më thuaj si duron t’ët përdorin në monedhë ,ndërgjegjen a e vranë ?
Vanë ikjet ,mbyllur pritjet ,si duron cdo ditë sipër teje rinia po të qanë ?

 

Qajë dhe unë me mallë të vargëzuar, të rijetoja të flisja për veten time me ty .
-Je më e çmuar se një mijë qytete të ndriçuar ,po kurr aq të bukur sa ti!

 

Sikur bota të jetë e imja , unë prap për ty do të vuaja!
Vetëm në vëndin timë kan strehë ,kujtimet dhe endrrat e mia !
Nëse më do ,më mbaj shpirtin tim ku kamë shkelur e kamë qarë!

Një vëndë nën ty më mbajë ,dheu huaj nuk më tret se kamë lindë Shqipëtarë!!