Dritan Mardodaj

“Besëprerët e diasporës”
Na kanë dalë disa mizorë
E quajnë veten “diasporë”
Bëjnë edhe si profesorë
Dhe diktojnë me shkop në dorë
Shkuan me vrap këta hileqarë
Në Samit Antishqiptarë
Për me marrë ca dekorata
Dhe marrëveshje kur vjen nata
Blihen,shiten, me qera
Ka besëprerë dhe nga ata
“Vatra”, “votra”,”dielli”, motra
Plot piatanca, ngrihen gota
Birrë dhe raki ball kazani
Janë bërë si event plani
Dhe i fusin ndonjë koncert
Si me qenë për deputet
Janë bërë këta ingratë
Bash si me qenë një shoqatë
Nga ata me shumë ngjyra
Që s’u qesh njeherë fytyra
Shumë të mefshtë e të vobektë
S’reagojnë po s’pati lekë
Ose s’janë hiç t’përgatitur
Edhe shtirren si të “ndritur”
Vatrës kush i’a zbehu zjarrin
Që nuk pyesin për shqiptarin?!
Më troç s’kam si t’jua them
O janë hajn, o “biznesmen”.
©️ Dritan Mardodaj
2026,prill