Dhurata Ndoni-Cela

BUÇIMA.
Më vjen keq për vendin tim!
Evropa nuk i hap’ derë’,
shkelet ura e mërgimit
dhe rënkon toka ,e mjerë.
Thirrjet mbrapsht era i kthen;
zërin ,heshtja fut në varr,
bëjnë homazhe,pa mbarim,
derbederë edhe kusarë.
Hoxha,prifti ,po bëjnë zhurmë:
“-Të vobektit-thonë-shërojmë!”
-Çfarë të bëj një Zot ,i vetëm,
kur njerëzia ,mbrapsht po shkon?!
Kush t’i bjerë ,kush t’i shtypë,
fjala ë lirë në hapësirë shkon,
kërkon shpresën për agim,
por “gogolin” atje ,zgjon.
Dhëmbët zbardh e qesh “gogoli
-Nga ke ardhur ti,o fjalë?
Fjala dridhet,mbrapa s’kthehet,
mbart me vete,dritë e zjarr.
-Mblidhni trutë !-do thërras-
-ki-ki-ri-ku ,t’më dëgjojë;
gjithë qymezin t’çojë në këmbë,
ariut , gjumin t’ia trembë!
Gjumi i dimrit ,të shargohet;
se,durimi nuk është më strehë.
Buçima e zërit ,të dëgjohet:
-Të ndriçojë dita e re!
-Do të vijë dita,nuk vonohet;
do t’ia prishë gjumin ,dhe ariut!
-Ku do shkoni ,oooo të mjerë?!
Do t’iu mbajë, vrima e miut?!