Botë e pasigurtë
Botë e rrejshme,
botë e fshehtë...
S'po të njoh më,
s'po të kuptoj si dikur,
botë
që më shfaqesh e përshfaqesh
me dhjetra fytyra,
botë që fytyrën e vërtetë
s'ta njoha kurrë.
Botë e frikshme,
botë mistike,
ngarkuar lajmesh ogurzeza,
dhimbje, pasiguri,
botë mbushur
fushëbeteja e varreza.
Botë e egër,
si një xhungël,
ku hap pas hapi
e frikshmja të pret,
botë e pasigurt,
ku ankthi me kthetra,
jetën ta prish,
qetësinë ta vret.
O botë e dashur,
e butë,e brishtë,
enigmatike,e frikshme,
me hir a me pa hir,
jetesën na e bën të rrezikshme.