Evis Kotte

Zgjohet Muza!
Mbuluar, thesaresh zbuluar...
Rruga e florinjtë shtruar me copa pasqyrash
toka u përflak nën këmbët e saj.
Ecën mbi zjarr, shkrihet në art,
skulptura e derdhur në ar.
Perëndeshë e bukurisë,
shkrirë në copa shpirti të një artisti.
E adhurueshme!
Butësinë e prek,
në duar mban peshën e zemrës së saj.
Rrahje mendimesh,
në copa pasqyrash të ngjitura,
një fletë e grisur, e djegur.
Si hiri i feniksit i rikthehet mendimeve...
Zgjohet Muza!