Ekipi i patronazhistëve online”- Dritan Mardodaj

Ekipi i patronazhistëve online”

Doli një ripjellë regjimi
Medemek ky sdroms mjerimi
Me mision demotivimi.
Këta hajna kanë mision
Dhe online si garnizonë?!

Medemek këta kopukët
Kanë mbet n’kohën e Ben Dukës
Edhe kështu na doli njoni
Besëprerë, çere hajvoni.

Jo prit se ai kopili
Nuk kishte foto profili
Deshte mu me m’acaru
Dhe Ben Dukën t’u m’tregu.

Beni i thashë është poet i madh
Po ti me këto ku do me dalë?
Pra ky hajn edhe pa breks
Donte vetëm me u mpleks.

Medemek ky faqenxirë
Donte me më fut mua smirë?!
Se për vete s’kanë virtyt
Janë çyryksë të dorës së dytë!
Pasi këta hileqarë
Kanë dalë nga udha e mbarë.

Deri dje makinë lavazhi
E tash vegël ingranazhi
Instrumenta patronazhi
Paska avancu Pr
Pagujnë pjella hileqari.

Me profile fake në rrjet
Pa foto, identitet
Marrin rrogë e marrin djetë
Këta sdromsa të vërtetë
A thua kanë bërë ekip
Se nuk bëhen rob or mik!

Marrin bonus dhe pushime
Për komente dhe përgjime
Keta besëprerë e këta hajnë
Po ju jap një kryelajm
Tash i ke edhe online!

©Dritan Mardodaj