Manushaqe Hoxha Laçi

Bulqiza ime, qan në heshtje
Ti Bulqizë qan, por askush s’të dëgjon.
Lotët të bien mbi shpatet e gurta
dhe humbasin nëpër çarje,
si shpresa që plasariten në zemrat e njerëzve.
Lotët të bien mbi shpatet e gurta
dhe humbasin nëpër çarje,
si shpresa që plasariten në zemrat e njerëzve.
Minatori yt futet në galeri: si bir, si baba…
por shpesh kthehet vetëm si kujtim,
mbështjellë me një shall të zi trishtimi.
Nënat shtrëngojnë fundin e bluzës,
sa herë ora kalon pa lajme.
Gratë i mbajnë fëmijët fort pas vetes,
si të donin t’i mbronin nga vetë fati.
E ndërsa pasuria e tokës stivoset në kamionë,
shtëpitë e minatorëve dridhen nga varfëria.
Sikur në atë krom të zi,
të ishte fshehur vetë padrejtësia.
Por dhimbja e Bulqizës nuk është e rëndomtë.
Ajo ka zë burri, zë gruaje, zë fëmije.
Është ulërima që nuk del dot në ajër,
sepse mbetet e ngecur në thellësitë e tokës.
Dhe megjithatë, Bulqiza jeton,
me zemër të thyer e me shpirt që nuk dorëzohet.
Sepse edhe kur dhimbja të merr frymën,
krenaria e njerëzve të saj
ndez një dritë të vogël,
që nuk shuhet kurrë.
Bulqizë,
ka net kur edhe hëna të shmanget,
si të mos donte të shihte
çfarë shtrihet poshtë malit tënd.
Dhe kur lajmi i zi vjen,
kromi s’ka më shkëlqim,
tokës i mbyllen sytë,
dhe mali përkulet të lutej për falje.
Por falja nuk sjell njeri mbrapsht.
Ka një vend në Bulqizë
ku çdo familje ka një histori të thyer.
Një bir,
një baba,
një vëlla,
që fryma ju ndal në tunelet e errëta,
me dritën ndezur në ballë,
duke lënë jashtë lotë dhe mall.
Aty,
fëmijët rriten duke parë
që shpesh burrat i merr nata e nëntokës,
jo për gjumë,
por për të mos u kthyer më në dritë.
Sytë e grave
janë dritare të mjergulluara
nga lotët.
Sa herë bie sirena,
Bulqiza ndalon frymën.
Shtegtarët e galerisë i njohin të gjithë,
por lista e atyre që mungojnë
rritet si rrënjë të zeza poshtë malit.
Dhe prapë, çdo mëngjes,
burra të tjerë zbresin poshtë,
me frikë që e mbajnë në xhep,
me shpresë që e lidhin në brez,
me dëshirë të shkruar në zemër
si lutje e fundit të ditës së paemër.
Ka dhimbje që njeriu e ndan.
Por dhimbja e Bulqizës
mbahet brenda,
aty ku fjalët nuk shkojnë dot,
sepse në këtë vend,
sytë flasin më shumë se goja,
dhe shpirti qan pa zë.
Dhe kromi, ai shkëlqim i zi,
digjet si mallkim mbi duart e punëtorëve,
që japin gjithçka,
por marrin aq pak sa as shpresa s’guxon të trokasë.
digjet si mallkim mbi duart e punëtorëve,
që japin gjithçka,
por marrin aq pak sa as shpresa s’guxon të trokasë.