Bulurima-Florentina Skendaj

Bulurima

Vikamë jo,
po bulurimë
e gjigantit, shpirt përçmuar.

Pabesia e tërbon,
ndaj mushkërritë i nxjerr zbuluar.

Puthja lehtë mund t’ia marrë,
helmi lehtë mund t’ia zërë,
po askush të mos gënjehet,
se ky popull mund t’i lerë!

~

Se, kur bubullin

Se,
kur bubullin,
rrufeja shigjeton
e shiu rrokullim,
mali lind ujë
e nuk pjell minj!