Intervistë
Çano Nora: Flet shkrimtari Andon Lula për Tomor Kotroçin që jetoi 101 vjeç në Dunavat të Gjirokastrës.


NJOHJA ME BEDRI SPAHIUN DHE SI U ARRATIS NGA BURGU NË JUGOSLLAVI. PËR TOMOR KOTROÇIN NË GJIROKASTËR THUHET SE ,NDIZTE CIGAREN NË NJË SHEKULL DHE E SHUANTE NË SHEKULLIN TJETËR,SEPSE JETOI NË DY SHEKUJ.
Në krye të lagjes më të sipërme të qytetit të gurtë,Dunavat,jetoi Tomor Kotroçi për 101 vjet ,atje në një banesë tip kulle,trekatshe,që siç thoshte edhe vet ai,nuk kishim asnjeri dhe shtëpi tjetër mbi kokë.Atje ky burrë që dhe kur fliste ndiz e shuaj çibukun,atje qeshi dhe u dëshpërua,se jeta ka gëzime ,por ka edhe të këqia e të papritura,që të ndjekin pas tërë jetën.Ai kujtonte me krenari se ishte puro gjirokastrit,por lumturohej edhe kur kujtonte se ishte nga ata që kishte bërë më shumë shokë e miq edhe nga fshatrat dhe qytetet më të largëta.Shtëpia e të parëve të tij ,daton 350 vite më parë dhe se ishte ndërtuar para se të ndërtoheshin shtëpitë e tjera dhe Dunavati të quhej lagje më vete dhe të merrte këtë emër.Është e pabesueshme,por edhe emri i kësaj lagjeje ka lidhje me kotroçajt dhe prej këtyre mori edhe emrin. Xha Tomori përveç familjes së tij të madhe,kishte lidhje edhe me dunavatasit e tjerë,por edhe me qytetarët gjirokastrit në lagjet e mëposhtëme të qytetit.Për xha Tomorin tregojnë se i kishte inat ata që gënjenin dhe që s’lidheshin tek fjala,si i dhe ata që flisnin mbrapa krahëve .Në Gjirokastër sot e kësaj dite të përmëndin nëpër biseda e grumbuilime,se meqëse është nga të paktët që ka jetuar më gjatë se të tjerët,xha Tomori e ndizte cigaren në një shekull dhe e shuante në shekullin tjetër,se arriti të jetonte 101 vite,dhe asnjë ditë më pak.Në shtëpinë e tij,që kishte më afër qiellin se sa tokën,ngriheshin dolli ,këndoheshin këngë ,është hedhur vallja e sinisë ,janë pritur e përcjellë të afërt e të largët , të cilët i zoti i shtëpisë së madhe i vinte në krye të trapezit.Nën Dunavat , me Bashtenë e Teqesë ,xha Tomorin e lidhnin shumë kujtime ,se atje ai shiste dhe blinte ,me tërë qytetin ,se transportonte dru zjarri ,gurë e pllaka për çatitë e shtëpive gjirokastrite. Për të folur për xha Tomorin ,për atë burrë që edhe pse s’ishte i arsimuar ,përsëri të gjithë e respektonin dhe e nxirrnin në krye,intervistuam për gazetën “Telegraf” intelektualin Andon Lula,njerin prej miqve më të afërt të tij.
ZOTI ANDON,SI E KENI NJOHUR TOMOR KOTROÇIN?
E kam njohur që kur isha djalë i ri.Kur veja për në shkollë dhe kur kthehesha prej saj,sa herë që më dilte përpara,anës rrugicave me kalldrëm,e përshëndesja .Më tërhiqte vëmëndjen ai burrë me kapele mbi kokë, tek thithte çibukun e gjatë,me një të folur gjithë kulturë.Por s’mjaftonin këto, që ne më të vegjëlit e donim dhe e respektonim.Edhe ai ,me atë vështrimin e ëmbël,na përqafonte e na donte si të ishim të gjithë nipërit dhe mbesat e tij.Ja kështu e kam njohur.Në jetë xha Tomori ka qenë i njohur në Gjirokastër për shumë ngjarje e histori. Ai kishte dy vëllezër më të mëdhenj,por ikën shpejtë nga kjo jetë,s’patën fat të shijonin jetën më shumë.Xha Tomori ishte djali i tretë në atë familje.Kur erdhi ai në jetë,prindërit e çuan tek Teqeja e Zallit.Babai i Teqesë në atë kohë ,e këndoi që të jetonte e të rritej i shëndetshëm ,i fortë dhe i mënçur.Edhe emrin ai ia vuri.Me këtë emër e njohu familja,lagjia Dunavat si dhe qyteti i gurtë,që e shoqëroi gjer ditën që iku.Vinte i mbarë në jetë,vit pas viti,rritej në mendime,por i jepej dhe i zinte dora shumë punë,me të cilat mbante familjen dhe veten.U rrit xha Tomori me historitë e Dunavatit e të Gjirokastrës ,mes legjendave e trimërive ,me rrëfimet epike mësoi vargje e këngë për ta.Vargje për trimat që të merrnin gjak në vetull,për trimat e lagjes dhe për Shemo Hajdutin ,që plaçkiste të pasurit dhe i shpërdante tek të varfërit.E kisha dëgjuar vet kaq herë kur fliste për trimat e penës e të pushkës ,si Çerçiz Topullin e Mihal Gramenon ,në kra të të cilëve ishte bashkuar me ta edhe babai i tij,Myftari,në vitin 1908.Profesionin po aq të vjetër sa edhe mosha e lagjes ,denbabaden nxjerrjen e gurëve dhe të dërrasave për çatitë e shtëpive ,xha Tomori nuk donte që t’a afronte më.Shikonte përtej këtij zanati ,për të mos mbetur skllav i një pune .Për këtë ndihej i sigurt tek vetja e tij dhe se do të “çante malet” në fronte pune edhe jashtë qytetit të Gjirokastrës.Që kur ishte 15 vjeç bleu mushkën e parë dhe më pas të tjera.Dhe që atëherë ai kishte karvanin e tij.Sa herë që kalonte tek Bashtea e Teqesë,ai kapardisej,i dukej vetja i rritur para kohe dhe se që atëherë ishte në gjëndje të merrte punë përsipër si një burrë i madh.Dy herë në javë bënte rrugën e Sarandës.Ngarkonte portokalle e limona .Më vonë do të bënte edhe rrugën për në Korçë.Si shtegtar i vetmuar ,ditë për ditë në udhëtim ,në udhë të shkelura e të pashkelura. KISHIT HYRË NDONJËHERË NË BISEDË ME XHA TOMORIN ,PËR ATO PUNË QË AI BËNTE MË MIRË? Po,shumë herë.Ai kujtonte me nostalgji vitin 1930.Për herë të parë me mushkë ngarkuar ai zbriti në tregun e madh në Bahçe të Teqesë.Tregu kishte rregulla ,Hapej e mbyllej me orar ,si në Bahçe dhe në dyqanet e pazarit.Dy ditë në javë bëhej pazar i madh.Vinin nga ana e anës .Dyqanxhitë ishin në miqësi me lunxhotët ,se këta blinin nganjë gjë,jo dil e bëj sehirë e hiç,me duar bosh.Edhe dropullitët .Lebërit ishin më të kufizuar .Vinin të ngarkuar me lesh e lëkurë dhe nxitonin për te kovaçana e Qatos. Pazari ,poshtë Bahçesë së Teqesë në zemër të qytetit ,që indentifikohet me qafën e Pazarit,tek kasapët e më poshtë ,rrugës së Varoshit ,deri në vitin 1966 ,ishte siç e mbante mend xha Tomori ,pazar karakteristik .me treg fshatar ,me hane, kafene e rostiçeri ,dyqane e punishte .Pas vitit 1966 ,reformat kundër pronës e punës vetiake ,i larguan që andej ,dhe ata të paktë zanatçinj që shërbenin.Kjo gjë xha Tomorin e trishtoi shumë.Me një fjalë ,me urdhër nga lartë ,u fshi një jetë e tërë .Burrit nga Dunavati po i bëhej një si lëmsh në grykë,se nuk shihte më të shkuarën , e mbetur e paharruar në kujtimet e tij.
I KUJTONTE XHA TOMORI UDHËTIMET ME MUSHKA?
Agojatët dunavatas e bashkë me ta edhe ai ,gëzonin emër të mirë.Udhëtarët dhe tregtarët e zonave të thella malore ,u besonin mallin dhe jetën,i vlerësonin nga karakteri dhe të patërhequr nga vështirësitë e rrugëve e të dimrave.Se përballeshin me “çetat” e grabitësave ,që lëviznin fshehurazi,nuk u trëmbej syri dhe gishti i këmbëzës.Këta ,kur mësonin se karvanet me kuaj ishin të agojatëve dunavatas ,nuk guxoni që t’i sulmonin.Kishin provuar më parë dhe e kishin pësuar.Për mbrojtjen e mallit në ngarkim ,ata linin edhe kokën ,ndaj mbetën të vetëm dhe në krye.Pjesë e këtij organizimi me karvane në lëvizje ishte dhe xha Tomori,profesionist në këtë shërbim .Në një zanat me ta ,muhabete në shtëpi dhe në shoqëri ,histori agojatësh dhe të tjera realitete! Rrugën e parë për në Korçë e kujtonte, pjesërisht mbi “rrugën e vjetër”në monopate ,në të cilën ishte udhëtuar në mijra vjet me këmbë e me mushka. Si ngjarje këtë rrugë e lidhte me besimin e krijuar në shoqërinë e agojatëve ,në mardhëniet e mira me ta e veçanërisht me agojatin Laze Kasi, që tek Hani i Stavros bënte dhe punën e nallbanit. Lazja ,kur mësoi se dy kurbetllinj ,që kishin hyrë nga Kakavija , dhe që donin që të shkonin në Korçë ,dhe asnjë nga agojatët s’donte që t’i çonte se kishin frikë, u tha:” Vetëm një djalë është që mund t’ju çojë në Korçë.Po nuk erdhi ai ,nuk vjen tjetër njeri. Ai quhet Tomor Kotroçi”. Tomori atëherë ishte vetëm 16 vjeç,kur rrugën e parë për në Korçë e bëri për tetë ditë e të tjerat në shtatë ditë,monopateve ,pa hequr nga krahu armën e gjahut ,të cilën e kishte për gjueti dhe për mbrojtje. Njihte huqet dhe ” gjuhën” e çdo mushke.,dhe kujdesej për to .Nisej herët në mëngjes duke marrë me vete urimin”Udhë të mbarë!” ,në rrugën e gjatë mes shtigjeve që nuk i zinte as drita e diellit. SI ISHTE PUNA KUR LIDHI KONTRATË ME NDËRMARRJEN E DRUVE ,QË ME TË ARRITËN DERI NË GJYQ? Me të ardhurat nga puna e fortifikimeve,ishte më 9 i fortë deri diku nga enonomija ,por në vitet ’60,xha Tomori bleu dhe një kope me dele,por nuk shkonte vet me to.Nga lagjia vuri një çoban ,Fejzo Picon,të cilin e kishte dhe kushëri,po të largët.Por gjetkë e kishte synimin ai.Në qytet ishin hapur ndërmarrje të reja,ku ishin punësuar në to edhe shumë banorë të lagjes. Kishte kërkuar shumë herë të vinte në ndërmarrjen drusore,por nuk e merrnin përsipër furnizimin për të shrytëzuar pyjet e malit të Baçit ,afër Skërficës,pesë orë larg nga qyteti.E largët në distancë dhe në një teren të vështirë,në rrugë dhish.Si e zgjidhi furnizimin është një pikë e veçantë,në prerje e transport punësoi qiraxhinj të qytetit ,të gjithë nga lagja.Drejtor i ndërmarrjes ishte Vasil Llambro.Mardhënia e tij me ndërmarrjen ishte private,paguhej me lekë në dorë ,dhe kur mblodhi vitet e punës për pension ,ato nuk ia kishin hedhur,me pretendimin se xha Tomori nuk ishte në bordero anëtar i asaj ndërmarrjeje. I stërvitur me gjyqet ,kaloi disa seanca gjyqësore derisa vitet e punës në këtë sektor të vështirë iu njohën.Kështu përfitoi vjetërsinë .
SI E KE DËGJUAR HISTORINË KUR U ARRATIS AHMET ZOGU,QË XHA TOMORIN E ÇUAN NË JUGOSLLAVI ,DUKE E REKRUTUAR USHTAR NË VEND
TË HUAJ?
Ndodhi kjo në vitin 1939,në Prill, kur situata në Shqipëri ,pas arratisjes së Ahmet Zogut dhe pushtimit të vendit nga Italia fashiste,ishte e trazuar.Se bashkë me lagjarë të tjerë,Hyqmet Lamkon,Jonuz Shehun ,i marrin nën armë dhe i çojnë në Jugosllavi. Për aq muaj sa qëndroi atje,i rekrutuar ushtar në vend të huaj,pa vullnetin e tij,i paqartë për detyrën dhe njëkohësisht i bindur se nuk po i shërbente vendit,mendja i rrihte në një pikë,të arratisej .Sa i ra në dorë një hartë ushtarake ,që tregonte me imtësi malet e rrugët e Shqipërisë ,deri edhe monopatet ,e vodhi dhe e fshehu në një vend të sigurtë. Planin e arratisjes e tregoi në disa shokë me të cilët ndante fjalët dhe bukën ,por ata,edhe pse fillimisht pranuan ,u tërhoqën ,nuk guxuan nga frika ,se gjatë rrugës ,nëse kapeshin,e sigurt që do të pushkatoheshin.Tomori ,i vendosur në vendimin që kish marrë,plotësisht i bindur të ndahej nga një komandë që nuk i shërbente vendit të tij,u arratis.Kështu filloi për të saga e vuajtjeve dhe peripecive ,me shpresën e kthimit pranë familjes në Gjirokastër.Me hartë në dorë udhëtonte vetëm natën,ndërsa ditën fshihej ,për të mos rënë në duart e ndjekësve.Edhe në tokë të huaj ,i pasigurt ,edhe nga fshatarët që mund t’a spiunonin.Aventura e arratisjes zgjati 26 ditë e netë,me bukë e pa bukë ,me ushqime të pakta që siguronte në ndonjë stan ,në periferi të fshatrave se brenda tyre ishte i rrezikuar dhe nuk guxonte të hynte.Edhe kur bënte ndonjë sy gjumë në ndonjë stan,dyshonte se mos binte në grackë.Një sy gjumë bënte.Flinte me sy hapur. Siç më tregonte xha Tomori ,sa afroi në Gjirokastër , iu hapën sytë e mori frymë lirisht ,por nuk guxoi të futej në shtëpi ,se përsëri ishte i rrezikuar ,ndiqej si dezertor.
XHA TOMORI ARRITI QË TË PËRGATISTE DHE TË SHISTE EDHE EMBËLSIRA ,KU MËSOI?
Në vitin 1942 në mes të Pazarit mori një dyqan me qera,ku familjarisht përgatiste ëmbëlsira,për të cilat kishte mësuar në Gjakovë.Si e kishte mësuar zanatin e embëltorit tregonte dhe një histori të veçantë,të cilën e shoqëronte me fjalë të urta që djemtë, vajzat dhe nuset e shtëpisë t’i mbanin parasysh. Ja historia: Në Gjakovë ,nën mbikqyrjen e një pronari ,mjeshtër,por i kursyer kur i duhej që të jipte zanatin ,mësoi të bënte ëmbëlsira ,duke mbajtur shënim çdo recetë.Gjithnjë si ndihmës,se pastiçier i parë ishte babai i pronarit.Një rast e mori përsipër t’i bënte xha Tomori ëmbëlsirat.Llokumet nuk lidheshin.Diçka kishte harruar pa ua hedhur. Babai i pronarit diçka i kishte fshehur.Në mërzitje e sipër i tha pronarit se çfarë nuk shkonte,çfarë përbërësi kishte harruar ,që llokumet nuk lidheshin.Tjetri me nënqeshje i kujtoi se zanati paguhet.Kështu pagoi një dorë flori për të mësuar esencën e munguar në llokumet,që më vonë lidheshin dhe si ustai ,mjeshtri gjakovar,i bënte edhe xha Tomori në Gjirokastër.
Ç’KUJTIM RUANTE NGA NJOHJA ME BEDRI SPAHIUN?PËRSE E AKUZUAN XHA TOMORIN DHE E FUTËN NË BURG?
Në Dunavat shtëpia e Kotroçajve ishte strehë takimesh,grumbullimit të armëve,veshjeve e ushqimeve për “Djemtë e malit” Të tre vëllezërit,Muzaferi,Eshrefi dhe Tomori,ishin nga aktivistët e dalluar të grupit antifashist të Dunavatit,që për atë periudhë udhëhiqej nga Bedri Spahiu.Në disa shkrime tregon se për aq kohë sa nuk kish dalë partizan,ndihmonte duke transportuar me karvanin e tij të mushkave,armë,veshje dhe ushqime.Në 1943,të dy vëllezërit,Muzaferi e Eshrefi,dolën partizanë pasi kishin folur gjerë e gjatë me Bedri Spahiun,shok të ngushtë me të që nga fëmijëria. Për aktivitetin dhe qëndrimin e vendosur ndaj frontit antifashist nacionalçlirimtar,Tomori u arrestua dhe u burgos në burgun e kalasë bashkë me 84 burra e gra.Tomori luajti rol të veçantë në shpëtimin e të burgosurve.Ai i kish vënë veshin derës ,dëgjoi gardianët në koridor dhe dha alarmin duke thirrur:” Do na pushkatojnë!”.Dhe të burgosurit bllokuan derën.
ME ABAJAN, VAJZËN MË TË BUKUR TË LAGJES,SI U DASHURUA?
Prindërit e kishin merak,edhe babai ,Myftari,por dhe nënë Fatua, e shtynin për të gjetur nuse.Ishte në moshë.Vajza lagjia kishte plotë,të hijshme e të bukura. Tomor,- i thoshnin ,- tundu,hidhu,se të kemi gazin e parë.Duam të të shohim me nuse të mirë në kra.Të jetë për ty,por të jetë dhe për shtëpi.Dhe pastaj i sillnin profilin e secilës vajzë të lagjes,që ishin në kohë për martesë.Por Tomori kishte tjetër mëndje.Shikonte më lartë mbi vlerësimet për vajzat e lagjes. – Hë mo!- hidhu ,- vazhdonin prindërit në të tyre.Por Tomori ia kishte vënë syrin një vajze,të mirë e të pashme,por me një kleçkë ,ishte e pasur.Ajo ishte Gjuzua,ose Abaja siç e thërrisnin në familjen e saj,që i kishte rrëmbyer zemrën.Me të shkoi jetë të bukur. Bënë shumë fëmijë.Me gëzime,por edhe me probleme,si në çdo shtëpi të lagjes. Kishte parë në lagje një vajzë të bukur e të bëshme,por nëntë vite më të vogël në moshë ,që e priti të rritej.Ishte mbesa e kryeplakut të lagjes ,Xhafo Lanit,vajza e Strefes,që nuk t’a bënte fjalën dysh.Ishin njerëz me pushtet e me para.Ishte fis i vjetër e fis me vlera,me djem në Amerikë e me lavdira.Fisi i babait vinte nga ata që të tregova,por mezi mbijetuan ,po Tomori çdo punë që niste e bitiste.Mori guximin e kërkoi dorën e Gjuzos.Ishte pothuaj e pabesueshme.Kotroçajt kishin vetëm shpatulla e Lanajt me shumë prona,kishin gjysmën e Valaresë.Po ata pranuan se e njihnin Tomorin .Ai tashmë kishte një emër dhe gjithmonë fitonte në punët e tij.
PËRSE E MBËSHTETI PROFESORIN E HISTORISË BEKTASH MEMËN,QË MË VONË AI U BË DHE REKTOR I UNIVESITETIT NË GJIROKASTËR?
Bektash Mema, bëri një studim,që në atë kohë ishte profesor në Universitetin e Gjirokastrës.Studimi bënte fjalë për pazarin e qytetit,para vitit 1939..Si pjesë e pazarit të asaj kohe ,xha Tomori ,në vitin dy mijë,i ftuar në festën e treqind vjetorit të krijimit të Pazarit të Gjirokastrës,foli e bëri propozime,që pazari të kthehej në identitet,profesione të së shkuarës,me të cilët të parët kanë rrojtur e janë gëzuar në jetë. Tani që në këtë pazar është vënë dorë ,edhe ndryshimet janë të prekshme, me frekuentimin e mijra turistëve të vendit e të huaj,na vijnë në mëndje dhe ato që mendonte xha Tomori për këtë pazar, në ato vite për qytetin e gurtë.
Faleminderit për intervistën!