Çano Nora

* LEFTER ÇIPA ,PËR KËNGË MË “RRAHU” QË TË VOGËL.
* NGA KËNGA “NË TË MARRSHA MOJ MANUSHAQE” TEK “O BOBO Ç’QËNKA SEVDAJA”
* POLO ÇIPA ËSHTË NJË NGA ATA ARTISTË QË NUK E MATIN JETËN ME VITET POR ME KËNGËT QË LËNË PAS.

Ka zëra që lindin në vëndlindje ,por u përkasin të gjithë shqiptarëve.Një prej tyre është edhe Polo Çipa ,djali piluriot i cili me talentin ,ndjeshmërinë artistike dhe përkushtimin e rrallë ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare.Rrugëtimi artistik i tij nisi që herët aty në vëndlindje në Pilur.Ishte nxënës në shkollën fillore,por me një zë të rrallë që vinte si jehonë e të parëve të tij.Dhe kur ai sapo kishte nisur të bënte karrierë,i besuan të këndonte këngën lirike “Në të marrsha moj Manushaqe”,duke treguar se ishte një zë i lindur për skenën.Që nga ai çast djaloshi Polo nuk rreshti së krijuari dhe kënduari ,duke u bërë një flakadan për këngët piluriote dhe ato të Labërisë.Këngët e tij do të ishin pranë njera – tjetrës si hallkat tek një zinxhirë i artë,do të ishin të ndritshme si drita e hënës mbi dete e oqeane.
Krijimtaria e tij mbart frymën e Labërisë ,krenarisë së Pilurit dhe shpirtin e këngës që buron nga zemra.Në interpretimin e tij gërshetohen forca e zërit, ndjenja dhe mjeshtëria artistike ,duke e bërë atë një nga emrat më të dashur të këngës piluriote .Polo Çipa mbetet një artist që nuk këndoi dhe këndon vetëm këngë ,por ai i dha jetë traditës ,e pasuroi atë me krijime të reja .Emri i tij është tashmë pjesë e historisë ,ndërsa këngët e tij do vazhdojnë të jehojnë nëpër kohra ,si dallgët e detit që s’pushojnë kurrë.
Kur përmend Pilurin ,mëndja shkon menjëherë tek kënga.E kur flitet për këngën piluriote një nga emrat që ngrihet natyrshëm mbi të tjerët është ai i Polo Çipës.Ai nuk ishte thjesht një këngëtar ,por një krijues që e jetoi këngën me shpirt dhe ia fali atë popullit të tij si dhuratën më të bukur.Që i vogël ,me këngën plotë dritë “në të marrsha moj Manushaqe…”,u bë i njohur për talentin e rrallë dhe zërin e ngrohtë që prekte çdo zemër.Ishte fillimi i një udhe të gjatë artistike ,në të cilën çdo këngë e re u bë një gur i çmuar në kurorën e polifonisë.Polo Çipa i shtoi këngët siç shton deti Jon valët ,njera më e bukur se tjetra.Në to gjënden dashuria për vëndlindjen ,malli ,krenaria dhe mënçuria popullore.Zëri i tij mbeti i lidhur me gurin e këtyre kreshtave jugore ,me erën e maleve ,me flladin dhe kaltërsinë e detit,ndërsa krijimtaria e tij vazhdon të jetojë në çdo festival ,në çdo gëzim e në çdo odë ku merr forrë kënga.Kështu Polo Çipa mbetet një nga ata artistë që nuk e matin jetën me vitet ,por me këngët që lënë pas ,këngët që do të jehojnë përherë.
Edhe pse Polo Çipën e kam njohur dhe duartrokitur kur këndoi me grupin e Pilurit”Në të marrsha moj Manushaqe…” ,pesëdhjetë vjet më parë në një koncert më Tiranë, ,këto ditë m’u bë mbarë të shkruaj për të dhe grupin e tij.Dhe me kënaqësinë e të dyve, realizova këtë intervistë në qytetin e Patrës,për gazetën “Telegraf”.
ZOTI POLO,TË GJETA EDHE KËTU NË PATËR .KUPTOHET POLO ÇIPA PA KËNDUAR?
Të falenderoj për intervistën!Për mua kanë shkruar edhe gazetarë të tjerë ,por sot me ju ndjehem më i kompletuar.Përtej modestisë,ju keni një stil të veçantë të të bërit intervista.Dhe ndjehem mirë që të bëni një shkrim për mua dhe këngën piluriote.Do hyjmë drejtë e në temë,tek kënga,se ku dhëmb dhëmbi vete gjuha,themi ne jugorët.Mirë e nise bisedën ,o Çano labi,që Polo Çipa s’kuptohet dot pa këngë.Me to u lidha fort që i vogël .17 vjeç isha dhe jo më shumë.Ne të vegjëlit atëherë dëgjonim me kureshtje ata që këndonin për vete dhe për ne të tjerët.Se kënga është stafetë.Si zogjtë që dëgjojnë njeri – tjetrin dhe pastaj fare natyrshëm hyjnë në një kor të përbashkët.Ashtu edhe puna jonë si zogjtë është.Fshati im,Piluri,aty majë lartësive ,ishte djep i këngëve dhe këtë djep e tundi me merak Lefter Çipa.Pas tij ne të tjerët.Ishim të gjithë në një front të vetëm.Në frontin e parë.Edhe diçka për profesorin:Ai më ka “rrahur” që të vogël,përsa u përket këngëve.Dhe çdo mësim të tij e mbajta në mëndje për tërë jetën.Më bëri këngëtar edhe mua!
CILAT JANË FILLIMET E PARA?
Qysh herët.Isha nxënës shkolle.Edhe mësoja,edhe këndoja.Nuk kishte nevoj që të më përzgjidhte ndonjë mësuese.Unë Lefterin e kisha çdo ditë si mësues në shtëpinë tonë.Edhe për këngë,edhe për lidhjen që kishim me atë,si kushëriri i tim Eti.Mbaj mënd që një herë më tha:”Dëgjo more djalë!Dil nesër nga vatra e kulturës.Atje do jenë edhe të tjerë.Ata të këngës.Atje,në sheshin e burrave ,të të dëgjojnë veshët e mi!Pa të të shoh se sa të vlen ” lëkura” për këngë”.Dhe ashtu bëra,s’ja prisha pashait e këngëve piluriote dhe labe.Më urdhëroi që mes drojes t’ja merrja unë i pari këngës.Isha plotë 14 vjeç djalë.Më pëlqeu,më rrahu shpatullat sikur donte të thoshte që sot ia arritëm qëllimit.Ia gjetëm zotin këngës që e kishte krijuar ai vet.”Në të marrsha,moj Manushaqe…!”.Më dukej vetja se kisha hyrë në një rrugë të mbarë.Këtë e vulosi Lefteri .Se ai ishte tepër kërkues dhe s’të bënte kollaj qejfin kur nuk e meritoje.Kjo ishte kënga ime e parë.Më pas erdhën edhe të tjera,siç vijnë tufat e deleve në mal me ardhjen e pranverës.Në një far mënyre e mora “provimin ” që me provën e parë.Lefteri ishte profesori im i parë dhe i fundit.Ai më mësoi si të këndoja më mirë,si të ngjitesha në skenë,si të krijoja emrin tim si shumë këngëtarë të tjerë piluriot.
Edhe pse je më i vogli,- m’u drejtua në fund të interpretimit të këngës” Në të marrsha,moj Manushaqe,s’dua doktor e ilaçe”,përsëri e këndove si i madh.Të lumtë!
Ky ishte fillimi im,me profesor Lefterin,me Ermioni Mërkurin,me Kristo Çipën e të tjerë piluriot bilbila të këngës piluriote.
Ky ishte fillimi i një rruge plotë suksese!
PSE S’VAZHDUAT STUDIMET NË NDONJË DEGË ARTI?
Pasi mbarova shkollën fillore dhe atë tetë vjeçare në vëndlindjen time në Pilurin e bukur mes maleve,vazhdova gjimnazin në Himarë.Mendova që të mos mbetesha me kaq.Konkurova për dramaturgji në Institutin e Lartë të Arteve dhe fitova.Për çudinë e të gjithëve s’më lanë të vazhdoja studimet në degën e preferuar timen.Arsyeja: Për një njollë në biografi.Kaq mjaftonte që unë të ndalja udhëtimin drejtë dijes më tej.Kaq mjaftonte!
Puna e biografisë ishte si fizarmonika që hapej e mbyllej.Sa herë u duhesha për të kënduar në koncerte e festivale,më dërgonin të parin,sa herë më duhej të kërkoja një të drejtën time,më mbyllnin krahun.Edhe pse më “përkëdhelnin” me fjalë të bukura ,sa herë kërkoja të ecja përpara si i ri me talent ,më nxirrnin “tabelën” e biografisë përpara.
Por s’u bëra asnjëherë pesimist,vazhdoja të këndoja ,të përsosja zërin,melodinë ,si një piluriot i bindur në kërkesat e jetës.Siç e thashë më lartë ajo këngë për”Manushaqen” time ishte kënga ime e parë pastaj erdhën këngët e tjera,siç vijnë valët e detit njera pas tjetrës drejtë bregut.
S’MA THE ATË MOSHËN FIKS KUR U NGJITE NË SKENË PËR HERË TË PARË?
Qysh.i vogël.8 vjeç.U mora me aktivitete të shkollës në Pilurin tim.Në moshën 15 vjeçare më morën ata të grupit të të rriturve.Më dukej se po rritesha shumë shpejtë dhe unë.Grupin e drejtonte Lefteri.,që më pas e bënë edhe “Nderi i Kombit”.Isha me fat që atë e kisha jo vetëm xhaxha por që më ngjiti shumë herët në skenë si artist.E them përsëri se Lefter Çipa,për këngën më “rrahu” që të vogël.Dhe kjo rrahje më doli për hajër.
PO ME KËNGË TË TJERA,VAZHDOVE,O MIK?
Po,patjetër!Në moshën 17 – vjeçare ,bashkë me divën e këngës piluriote kemi kënduar me grupin e Pilurit këngën lirike “Në të marrsha moj Manushaqe”.Kur isha vetëm 19 vjeç këndova bashkë me Bejkën piluriote këngën”O,bobo ç’qenka sevdaja,
qenka plumb e thikë me maja”Një vit më vonë ,me Ermioni Mërkurin kemi kënduar vallen “Çka që qan Bejkë belaja ,bijë dhe nuse në katund…”Në fillimet e mija e kisha të vështirë,pastaj s’më bëhej të pushoja më së kënduari.Kënga më hyri në gjak dhe u bë pjesë e jetës time.
KËNGA JUAJ NË 80 VJETORIN E LEFTER ÇIPËS ,SUGJESTIONOI SALLËN E KONCERTEVE NË TIRANË.Ç’MUND TË NA THONI PËR KËTË?
A,po!Bëhej 80- vjetori i “gjeneralit” të këngës piluriote dhe asaj labe.Në Tiranë ,në sallën e koncerteve,Ansambli.i Këngëve dhe Valleve Popullore,realizonte një koncert me libret të Lefter Çipës.Të ftuar isha dhe unë me Ermionin.Kënduam këngën :”Në të marrsha moj Manushaqe,s’dua doktor dhe ilaçe”Kjo ndodhi para pesëdhjet vitesh.Salla u mbush cep më cep.Të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokisnin fuqishëm.Ne në një farë mënyre u ndjemë”fitues” se jo vetëm kënaqëm pjesëmarrësit,por fituam dhe zemrën e publikut tiranas.
SA KOHË PO BËN QË KE LËNË VËNDLINDJEN DHE BANON NË GREQI?
Që në vitin 1997.Ika bashkë me të tjerët për në Greqi.Ika me gruan dhe dy djemtë.Njeri djalë mbaroi studimet në fakultetin ekonomik dhe djali tjetër mbaroi shkollën dhe u diplomua për gazetari.Ai ekonomisti përherë më kujton atë shorehjen e njohur:” Jeta është matematikë byrazer “.Edhe unë edhe gruaja kemi punuar fortë për të përballuar jetën.Se jeta s’është vetëm këngë.
Dhe ia dolëm.Edhe zjarrin e këngës së vëndit tim se lam që të shuhej.Edhe këtu ku jemi në emigrim .
Kemi në repertor 200 këngë dhe të gjitha me tekstet e mia.
ZOTI POLO A JU KA ZHGËNJYER NDONJËHERË KËNGA?
Është një pyetje që e mbyll bukur këtë intervistë të sotme për mua dhe këngën piluriote.Një mbyllje emocionuese,që më jep mua si Polo ,të përcjell një mesazh frymëzues për brezin e ri në frymën e misionit për të ruajtur polifoninë piluriote.
Faleminderit për intervistën!