“Qyteti numër nji”
Dedikim për Tironën.
Unë jom le e rrit n’Tironë
A merr vesht ça jom tu t’thonë
Kjo Tirona osht dashni
Ka mikprit çdo jabonxhi
Me të huj e me dibronë
E të tjerë milet n’Tironë
Kanë gjet paqe e mikripitje
N’daç për punë a për zbavitje
Në Tironë o në Tironë
Me kanë le si bab si nonë
Ene jashtë venit kur shkoj
Ne kur m’pysin bisedoj
Vallahi me qef u them
Jom tirons dembabadem!
E kan prish disa t’pa nder
Me ndërtime pa kriter
Nga Tironsit me m’njigju
Shumë veta kon përfitu
Se mikpritjen e kanë marrë
Për dobsi ca kokëpalarë
Qytetnimin po ashtu
Dhe aty kon përfitu
Tironsit jon gjo e zgjut
Nuk ja fut asnji kopuk
Ngaqë jon ne tolerant
Përfitunë ca injorantë
Tironsin dot s’e xhiro
Thjesht t’hap rrugë, e nuk t’flet mo
Kjo Tirona osht dashni
Osht qytetit numër nji
Ene jasht, krenar u them
Jom tirons dembabadem!
N’Itali e n’Gjërmani
Në Athinë, në Greqi
Por e them me krenari
Tirona, osht numër nji!
Ne habiten kur i them
Jom Tirons unë me tërmen
Shumë qytete unë kom pa
Si Tirona jo nuk ka!
Si Tirona jo nuk ka
Si Tirona nuk kom pa
Se Tirona osht dashni
Osht qyteti numër nji
Burrë me ner dhe atdhetar
Tironsit jon të papamë
Në Tironë osht ngrejt flamuri
M’njistegjashtë tha ai burri
Po nishti vështir me gjet
Ftyra t’pame në qytet
E kon mush, po jom tu t’thon
Me qafirë dhe frankofonë
Për Tironë, po për Tironë
Sa shumë zemra më lëngon
M’ka mor molli për shoqninë
Qi ka morë ne arratinë
Perënija e ka von
N’zemër t’venit kët Tironë
Si Tirona s’ke me gjet
As jashtë shtetit në kurbet
Se Tirona osht dashni
Ne tironsit jon qefli
Se Tirona osht dashni
Ne Tironsit kanë burrni
Ndaj e them me krenari
Osht qyteti numër nji!
Osht qyteti numër nji!
