
Harrim
Lagunë e braktisur,
ujë pa brigje,
një dhimbje klith.
Mbi pluhur të verës
këmbët e mia
kërkojnë gjurmët….
Era përkul
kallamishten plakë.
Një pulëbardhë
humbet në mjegull….
Dhimbja klith prapë..
Migel Flor
Durim…
Pikë pas pike,
guri bëhet urë.
Pikë pas pike,
nata bëhet agim.
Pikë pas pike,
plaga bëhet kujtim.
Pikë pas pike,
njeriu bëhet vetvetja.
Migel Flor
“Soditje”
Nga lart sodis turmën,
një lumë fytyrash të pakënaqur
dhe grindem mbytur me retë,
Në katin e dymbëdhjetë…
Ma zënë frymën e qiellit të përflakur…
Migel Flor
Qershor
Qershi pikojnë puthjet e tua,
mbi ballin tim sot.
Kështu mbaron historia jonë,
e dashurive të majit.
Maji kokrrat mban fshehur,
thellë ndër gjinj pjekur.
Buzët në qershor shkrijnë,
lëngun e ëmbël brenda.
Iku maji …
Erdhi qershori gjithë mall.
Mbi buzë mbeti shija,
e një puthjeje të vonë.
Migel Flor