Dhurata Ndoni-Cela

-Je ende e vogël- më tha mëngjesi
-ndaj fli pak më gjatë, fli!
dhe unë nga dielli sytë i hodha:
-Mos vallë më foli drita e tij?!
-ndaj fli pak më gjatë, fli!
dhe unë nga dielli sytë i hodha:
-Mos vallë më foli drita e tij?!
Ashtu përgjumur , mesditën prita,
diellin vështrova unë përsëri,
duart i zgjata ,rrezet t’i vidhja,
ai më fali syrin e tij.
Mbrëmjen e prita,të ulte hënën ,
ia mora këngës me ëmbëlsi,
m’u derdhën yjet, m’i zgjuan
ëndrrat,
me hënën prita agun e ri.
ia mora këngës me ëmbëlsi,
m’u derdhën yjet, m’i zgjuan
ëndrrat,
me hënën prita agun e ri.