
ÇUDI ME NJË PLAKË TEJ PLEQËRISË MOSHORE.
E shoh përditë në karigen, tryezën dhe lokalin e preferuar. Nuk e lëviz stacionimin. E përshëndesja përditë. Por sot, ngriti dorën ngadalë nga pleqëria, por më shumë më ofroi ftesën për të shprehur mendimin e tija. U ula. Pasi më pyeti për preferencën time të qerasisë, porositi kamarjeren dhe më pyeti:
-Ç’lloj sporti të pëlqen zoti gazetar, të pyes me respekt.
Fillimish u mendova pak duke u munduar të eksploroja diçka dritësore të mendimit të tij nga sytë e picëruar, jo vetëm nga pleqëria, edhe nga pyetja dhe përgjigjia që priste. Ju përgjigja, ndonëse thatë, po jo pa nënkuptim:
– Më pëlqejnë të gjitha sportet, natyrisht futbolli si sporti më masiv. Por dashuroj volejbollin se kam luajtur edhe vet. Në basket pëlqej koshat nga distanca.
-Të tria këto sporte,- më tha,- kanë si rregullore ndërrim portash, apo fushën mbrojtëse. Ti pse me volejbollin dhe jo me sportet e tjera. Fizikisht, pavarsisht moshës sot, besoj se ke qenë i aftë për sportet e tjera. Nuk të mungon fizika trupore sportive.
-Më pëlqen volejbolli,- ia ktheva nënpërgjigjen,- se , jo vetëm që e luaja bukur e sukseshëm, por është sporti që lojtarët nuk kanë prekje fizike me njëri- tjetrin. I ndan rrjeta në mes, pavarsisht se i ndërrojnë fushat sipas seteve.
-Po,-më tha,-ke të drejtë. Po në politikën e sotme nuk luajën volejboll, as sportet që përmëndëm. Më shumë xhudo. Po ndërrim fushe ka ama.
– Si? Ku?
-Po ja, në 1996-ën u përdor dhunë ndaj PS-së dhe erdhi ora e fillim vitit të 1997-ës që dihet marrëzia, por u dogjën të gjitha selitë e PD-së. Sot, 6-ta dhe vjen afër 7-ta, numrat e fundit të viteve, pad 30 viteve më duket se sjellin ngjarje me ndërim fushash, po mes rrjetës së volejbollit…
Kaq tha plaku dhe qeshi nën imtësinë e brendisë ndjesore të përvojës së viteve të pleqërisë. Unë u largova menduar me duar në xhepa dhe duke përsiatur historinë në retrospektivë. A kish të drejtë plaku i urtë shekullor në moshë?!
Agron MEMA
Sarandë; 18 tetor 2026