Çunat e Divjakës “-Petro L. Sota

 
—– ————————–
I shikoj çdo mëngjes që dalin në kafe,
Duke ecur me ngadalë, dhe fjalë pak,
Nuk merren me politikë, e as me llafe,
Janë “ çuna “ të mirë, këta në Divjakë.
 
 
Si gurët e rënd, në vënd kanë mbetur,
Nuk kanë lëvizur, të ikin si të tjerët ne,
Në miqësinë e njëri tjetrin kanë gjetur,
Shijen e kënaqësisë, duke pirë një kafe.

 

Ndërsa mëngjezi aty, i thërret gjithmon,
Por më shumë se një orë, ata nuk rrinë,
Eh, ndjejnë dhimbje, kur dikush mungon,
Dhe ndonjë fshehtas, pikën e lotit fshin.

 

Nuk ankohen për vitet, që kanë punuar,
Për atë vënd, djersët e ballit kanë shkrirë,
Dhe për punën e tyre, janë të respektuar
Betohet Divjaka ,se janë “ çuna “ të mirë.

 

Nuk janë të kërrusur, por ecin të qetë,
Me fytyra të qeshura, janë shakaxhinjë,
Ndonjë me pak flokë, ndonjë me kasketë,
Por nëpër dasma, të gjithë janë qeflinjë.

 

Dëshpërohen për fëmijët që i shohin rrallë,
Për mbesat e nipërit kur flasin në telefon,
E burri bëhet si fëmijë kur e djeg një mall,
Dhe nuk përmbahet dot por si fëmijë loton.
 
E ndjejnë pak vetminë kur mbrëmja vjen,
Por në mëngjes i sheh si pëllumba veshur
Dhe “ çunat e Divjakës, aty përherë i gjen,
Janë si djem të rinj , me fytyra të qeshur.