Dashuri pa leje-Enver N. Rexhaj

Enver N. Rexhaj

Pyetën njëri-tjetrin,
pyetën arsyen.

Mes gjuhëve të botës
kërkuan një fjalë,
një urë,
një përgjigje.

Ndërtuan shkallë,
shkallë prej shprese,
por opinioni i theu.
Një nga një.

Sy që s’u panë sa duhet.
Zëra që thanë: “Jo.”

Dyer të mbyllura.
Ëndrra të lëna përgjysmë.

Dhe mbeti një dashuri,
pa leje të jetojë,
pa forcë të vdesë.

Mbeti aty,
mes zemrës dhe botës,
duke pritur një “po”
që nuk erdhi kurrë.