Mimoza Lazaj

E mendoja ndryshe,
por u zhgënjeva…
Dhemb në shpirt
kur sheh se si njerëzit,
që deri dje i quaje miq,
zhduken…
Kur dëgjon me veshët e tu
mijëra fjalë të thëna
nga njerëz që mendoje
se të donin vërtet…
Nuk ke më besim
t’ia hapësh zemrën dikujt si më parë,
sepse ta thyejnë besimin përsëri.
Dhemb kur njerëzit ikin
pikërisht atëherë kur ti je keq.
Të lënë vetëm
në një kohë kur i dinë hallet e tua,
bashkë me lotët
që të shoqërojnë gjithmonë…
Mendon se disa premtime
ishin vetëm fjalë,
të thëna veç për një çast.
Ah, sa të dhemb zemra
kur mendon se i kishe miq…
Të ngulin thikën pas shpine.
Disa njerëz largohen pa arsye,
marrëdhëniet ftohen,
dhe asgjë nuk është si më parë…
Me të vërtetë dhemb.
Mërzitesh dhe thua me vete:
“Nuk ma ditën vlerën e zemrës sime…
E kujt i bëra keq
në këtë botë të ndyrë?”
Mimoza Lazaj