
Zgjohuni pylltar mbroni diplomën
Gabimet trashanike të kohës
Të ngatrrosh digat si vepra hidroteknike me përmasa deri në gjigande, qëllimi i të cilave është ndalimi krejtësisht i rrjedhjeve ujore e trasportimin e materialeve të ngurta të një lumi për ndertim hidrocetralesh ose për të krijuar rezervuar me pritat malore është gabimi me trashanik i kohës. Ndërtimi i tyre, logartjet, projektimi i tyre mësohen në Teknikumin Pyjor Shkodër dhe Fakultetin e Pyjeve Tiranë nga nxënës e studentë që kanë kapur shifrën 7 000 Inxhiniera e Teknik pyjesh. Sëpaku 36 vjet demokraci u ‘’varrosën,, për së gjalli ndërsa natyra u shkaterrua dhe fajet e gabimet u mijëfishuan.
Dallimet, shkenca e ‘’Sistemimeve malore,, dhe digat e hidrocentraleve e rezevuarve.
Pa u zgjatur në teorizime e shkencë hidroteknike e biologjike do të shkruajm shkurt:
—– Digat janë ndërtuar për të formuar rezervuar ujor, ose liqene për hidrocentrale si, Vau i dejes, Koman , Fierze, Banjë, etj.
——Pritat malore janë struktura ndërtimore me materiale të ndryshme, në përrenjtë malorë të Shqipërisë, për të ngadalsuar shpejtësinë e ujit dhe për të ndaluar dherat, gurët etj. që i sjellin ujrat gjatë vërshimeve e stinëve të ndryshme të vitit.
Ato klasifikohen:
Pritat prej druri: Përdoren në përrenj të vegjël. Ato bëhen me shtylla druri për të ndaluar prurjet e ngurta dhe ngadalsuar shpejtësinë e rrjedhjeve të ujit.
Pritat prej guri: Ndërtohen me gurë te thate me te gjitha elementet teknik përbërse. Ato ndalojn materialet e ngurta duke i depozituar në pjesën e përparme të saj.
Pritat prej betoni: Përdoren për mbrojtjen e fushave pjellore, fshatrave, lagjeve etj. Ndërtohen në shtretërit e përrenjëve me prurje të ngurta të shumta. Ato quhen vepra Arti dhe kane jetëgjatësi shumë vjeçare.
Studentët në Fakultetin e Pyjeve mësonin shkencën e ‘’Sistemimeve malore.,, me pedagogët Profesoret Ilia Nako, Pedagogu Ibrahim Kubati, Dr. Akile Pite, Prof. Llambi Stefanllari.
Ndrëmarrjet e Pyjeve para vitit 1990 kanë patur inxhiniera pyjesh që projektonin prita malore dhe ndiqnin zbatimin e tyre në shtretërit e përrenjëve malor.
Janë ndërtuar qindra prita malore me gur e llaç çimentoje dhe brez beton në pjesën e sipërme duke përfshirë edhe gojën e pritës (Kunetën) ‘’Çdo vit janë ndërtuar mesaterisht 60 000 -67 000 m3 sistemime malore (Prita malore) …janë sistemuar përrenjtë e ‘’rrezikshëm, si Manazdre në Elbasan dhe përrenjtë e Milotit,,….gjithashtu për mbrojtjen nga vërshimet e përrenjëve të fushës së Korçës, Maliqit, Zadrimës, Mbishkodrës, Kastratit etj.,, (Prof. Vezir Muharremaj në ‘’Pyj. e sherb. Pyj. Shq. F.154. Tr. 2013)
Në shpatet e përrenjëve ku ndërtoheshin pritat malore njëkohesisht kryheshin pyllëzime të reja, para pritës, pra në vendgrumbullimin e materialeve të ngurta.
Si ndertoheshin Pritat?
Teknika e ndërtimit të një prite:
Themelet
Muret me gur e llaç çimentoje, me pjerrësi të caktuar në drejtim të prurjeve të ngurta.
Dhëmbet e pritës. (Futjet e mureve ansore në brigjet e përroit)
Kuneta e pritës në formë trapezi ose goja e prites, ku kalojn ujrat.
Brezi i betonit në pjesën e sipërme, gjatë gjithë gjatësisë.
Programi i punimeve nga inxhinieri apo tekniku i pyjeve.
Faza e pare:
— Përshkruarja me kam e gjithe gjatësisë të përroit.
— Punimi me hartat topografike, ne llogaritje e skicime.
—–Llogaritja e portatës, pra i prurjeve të langëta e të ngurta.
—- Llogaritja e lartësisë së Pritës, lartesise të saj, gjërsisë së mureve, thellesise se themeleve etj. Keto varen nga përbërja e brigjeve, pra e tokës, apo shkëmbit etj.
Përcaktimi i dendësisë së pritave përgjatë përroit.
Pastaj përcaktimet në shtratin e përroit i vendosjes të çdo prite.
Vizatimi i prerjeve gjatsore e tërthotre të pritave.
Logaritje e sasisë së materialev të ndërtimit.
Hartimi i prevetivave.
Afatet e fillimit e përfundimit.
Miratimi i projkteve të pritave malore ne Këshillin Teknik te Ndermarrjes Pyjore.
Realizimi teknik i saj nga brigada e punëtorëve të sistemimeve malore.
Ndjekja e punimeve nga Inxhinieri i Pyjeve sipas preventivave të shpenzimeve, kushteve teknike të ndertimit, cilësisë sasisë së punimeve dhe zbatimin e afateve të caktuara.
Kur thuren gabime trashanike teknike e inxhinierike për përoin e Currajve të epërm përshkon fshtrat Nikaj – Merturit në Lekbibaj, Tropoj dhe derdhet ne liqenin e Komanit. Lind natyrshëm pyetja; Vallë çfarë duhet të bënin të shkolluarit e fushës së pylltarisë SHQIPTARE?
Ato janë masakruar, përçarë, pushuar nga puna, kërcënuar, seleksionuar sipas politikanëve, përgënjeshtruar nga sistemi politik neodiktarial i 36 viteve. Megjithatë ato duhet të ishin të parët që duhet të demaskonin gabimin teknik më të trashë shekullit.
Pylltarët e shkolluar e dinë se si mbrohet liqeni i Komanit nga mbushjet me materiale të ngurta, ato e dinë se si pengohen gërryerejt, por ato janë të shushatur nga goditja e sistemit burokratik jeniçerijan të qeverive pseudonatyrë pyje, mjedis malor e bregdetar.
Vullkani ka shpërthyer, ai duhet ndihmuar që të shkrijë me llavën e tij, gjithë sistemin 36 vjeçar, deri në qelizën e fundit për të vendsour mbi të gjitha harmoninë natyrë – njeri në alpet kreshtëlarta, në brigjet e Adritikut e Jonit, në Sarandën e Gurezuar, Tiranën e masakruar e varrosur nga hekur betoni i pa jetë, duke errësuar të ardhmen e shoqërisë qytetare tiranase deri te Thethi i dhunuar materialisht e moralisht.
Firence 08.07 2026


