
DRITË HIJE
Rrafshnaltave të thepisura të dashurisë,
Dritë bëhet gjithësia
Kur afshet puth me shpirt
Dhe hijet mbesin pas
Kthinave të vetes,
Kur egot shuhen zjarresh
Pasqyrimeve të përkora,
E lashtë mbetet ngjizja
Përtej qiejve,
Kur lindjet përqafohen ëmbël,
Me krahët e një pëllumbi
Dhe shuhet perëndimeve të largëta
Kur puthjet nuk kanë emër
Dhe drita mbetet djerrë
Kur hijet lozin vallen e urtisë