“Duaje veten”-Lindita Vokshi  Sinani

Shqipëria po kalon ditë shumë të vështira,por un po kaloj një
moment shumë të bukur, midis vogëlushëve një kopshtit …..në yzberisht
Këto zemra të vogla, me cicërimat si bilbila,sot po shpërndajnë një mesazh shumë të fortë në Tetorin rozë.

“DUAJE VETEN”

Në rrugët e qytetit, me diellin në ballë
Shumë zemra të vogla,me shpresë në duar
Një pankartë rozë si një fllad I lehtë
Thotë fjalën më të bukur
” DUAJE VETEN”

Tetori u vesh me ngjyrë trëndafili
Jo vetëm për lulet ,por për jetën që dridhet
Zëri I këtyre fëmijëve, që sot na flet
Është lutje, është dritë që nuk shuhet

Faleminderit ju vogëlushë
Me shpirta të mëdhenj, që na kujtuat se dashuria fillon nga vetja
Tetori rozë s’është vetëm një muaj
Është kujtesë se jeta është e shtrenjtë