Duke  kërkuar njerinë…Nga  Panajot  Boli

-Reportazh-

Nga  Panajot  Boli

Isha duke marrë pak freskinë e Majit në mjedisin e bukur me gjelberim, ku mbizotëronin ca lule të bardha  që i jipnin një pamje  romantike, me pemë të shkurtëra si kurorë në Qendrën e Rehabilitimit pranë Spitalit Universitar të Janinës.Përballë maleve një tis i hollë mjegulle dhe nga ana tjetër liqeni që në moment të sjell në meditim figurën  e Ali Pashës.Janina e bukur, ky qytet i mirënjohur historik, i dijes dhe i kulturës, frymon në fushën e gjerë , me fshatrat që i rrinë si kurorë.

E sodit dhe ndjen bashkë me flladin , të vershojnë edhe ndjenjat  e respektit për këtë qytet të traditave me famë. Por ato që na bëjnë ta admirojmë me shumë  këto ditë  që kaluam këtu, janë njerezit që njohem . Mikpritës , të kulturuar, me mirësi njerezore  , të ditur, të përkushtuar në profesionin e tyre, pa paragjykime fetare e etnike, solidarë dhe të dashur. Sot kemi nevojë se kurrë për bashkëjetesë, dashuri njerezore, të jetojmë në harmoni, paçka ngjyrës dhe etnisë, të jemi në krah të njerit-tjetrit.

Dihet se sot shoqeria jonë ka nevojë për këto vyrtyte, se një tendencë negative që verrehet, është interesi, rendja pas parasë duke harruar dashurinë dhe ngrohtësinë njerezore., një shoqeri që mbyllet në vetvete,, indiferente për fatin e tjetrit, një robotizim që ia kemi aq shumëfrikën.Këto po sillja ndermend në këtë shetitje të vogël  dhe m’u  kujtua filozofi i lashtë grek Diogjeni  që në mes të ditës  ecte me një fener të ndezur. dhe kur e pyeten të çuditur, ai u përgjigj: Kërkoj njerinë.

Edhe ne sot duam një shoqeri harmonike, ku të sundoj dashuria dhe ngrohtësia njerezore, solidariteti, paqja, buzëqeshja e mirësisë.U bëra edhe unë si Diogjeni. Me deshirën e mirë për të takuar njerez të përkushtuar që u sherbejnë njerezve. M’u dha rasti të kaloj në shumë qenra e spitale. Modelin e vertetë e gjeta të Qendra e Rehabilitimit  pranë Spitalit universitar të Janinës.Këto fjalë nuk janë gjë përpara asaj që pashë e përjetova në këtë Qendër. Nuk e hiperbolizoj, as nuk dua t’i bëj komplimente, por me të vertetë një Qendër sherbimi ndaj njeriut me standarte të larta evropianë shkencore e sherbimi të lartë cilësor e njerezor. Para meje një punnonjese preu  dhe bëri një tufë me trendafila duke buzëqeshur më tha :

I kam për një pacjente  time nga Shqipëria, Doruntinën. Është nga Kelcyra , i ka ndodhur një aksident automobistik në Kakavije, është muaj i katërt që kurohet. Ndersa ajo largohet një makinë me ngjyrë gri ngadalëson shpejtësinë dhe ul xhamin. Na përshendet me mirësjellje  dhe na fton të afrohemi . Na zgjat disa ëmbëlsira. _Kam ditëlindjen sot, na thotë, më uroni. Kam sjellë për të gjithë.  Është mjeku i palodhur fiziatri Jorgos Vasiljadhis, zemra e dhebshur e kësaj qendre.Nuk ka njeri të mos flas kaq mirë për këtë mjek të përkushtuar, kaq i aftë në dije shkencore, por kaq shumë njeri.’Mjeku duhet të jetë njeri në radhë të parë, se edhe me fjalë të sheron” thotë.’ Në këtë Qendër vijnë nga raste me të veshtira,. ‘E admiroj Vasiljadhin – thotë Zoi nga Zaqintho-për atë durim, për atë ëmbësi dhe përkushtim .. do ta quaj vëlla e shkuar vëllait në menyrën si e trajton burrin tim dhe gjithë pacjentët këtu. Kemi nevojë për njerez të tillë” Ndersa burri i saj po e merr veten,  me një  zë të ngadaltë  na thotë se e ka viziituar vendin tonë ”Më mikpriti Spiroja nga Finiqi. Jeni shumë të mirë, punonte te hoteli im.

Keni vende të bukura, bregdeti , Vlora, Himara, Uji i ftohtë në Tepelenë,  Jeni njerez punëtor dhe mikprites   ..” nuk e lë të vazhdoj se e shikoj që u lodh, por ama ai shton’Bësoj  se për një muaj do të dal … të pres  në Volina të Zaqinthos” Çdo gjë këtu në Qendren e Rehabilitimit është në shkallën siperore. duke filluar nga punonjesi më i thjeshtë deri te më i madhi., një sherbim shembullor, pastërti rregull  dhe shumë dashuri e mirësi njerezore.Sejcilit mund t’i bësh një portret . dhe e meritojnë.. .

Këtu nga pacjentet ka dhimbje , se ka raste tepër të veshtira , por  ka aq shumë dashuri , sherbim e përkushtim nga personel ”Kam sheruar me dhjetra  pacjentë nga Shqiperia dhe kam shumë ftesa për ta vizituar atë vend..Do të vi ” thotë Vasiljadhi Kurse infermjeri Aris Papakristo , admiroj shumë Tiranën., një kryeqytet  që bëhet modern , thotë ai. Tani dua të vizitoj Shkodrën dhe Verinë e Shqiperisë .

Që ditën e parë takuan Florencin , që ka gruan këtu . nga Permeti.”Gjithë stafi ka treguar një kujdes dhe sherbim mjekësor , që s’di si t’ua shpeblej Ishalla kjo kulturë të rrezatoj edhe për vendin tonë, se këtu e në spitale të Janinës janë kuruar me qidra shqiptarë Duhet t’i themi një falemnderi të madh popullit grek .Na kanë trajtuar si vellëzër.. Dua të falemnderoj mjekun  dhe drejtorin e kësaj qendre Avram Pllumis. Një mjek për mua i madh dhe një njeri. human i jashtëzakonshëm. Kemi nevojë për njrez të tillë” E lashë për në fund arkitektin e këtij modeli njeriu siç është Profesori dhe doktori Avram Pllumis, ai që drejton Qendrën Edhe paraqitja e tij fizike , trupgjatë, fytyrëëmbël përkon me shpirtin e tij prej shkencëtari dhe njeri human.Ai është kryemodeli i ndjekur nga i gjithë stafi i tij.Të gjithë sikur i ngjajnë atij..Vertet një  Qendër Rehabilitimi me një sherbim mjekësor me nivel të lartë dhe më një sherbim shembullor njerezor