“Kryeplaku”-Dritan Mardodaj

“Kryeplaku”

Thashë se e kisha mik
Por doli turi muzhik
Dhe bën si karizmatik
Ndërsa unë jam galatik.

Po Këta që ndjekin trendin
Bëkan dhe indiferentin
Bëje bëje more çun
Se je mirë aty në llum.

Shko e del ti me ca laca
Nga liqeni për caraca
Paralele hekër tek
Kur t’kap uja merr byrek.

Gjiza prishme vaji prish
Pompa toke, gjoksi bishë
Qumesht pa kolesterol
Në mbrëmje shikon futboll.

Smira mçifet nëpër skuta
Si “Tregimet”, si “Lahuta”
Këta tipa ta dish ti
Zor se bëhen njeri.

Vazhdo dil, bëj si i zgjut
Të duhet refresh për trutë
T’a kam thonë njëherë o dak
Që unë jam një kryeplak!

©Dritan Mardodaj