“E desha”-Umberto Saba-Sjell në shqip, M.Zegali Rustemi

E DESHA”

I desha fjalët e thjeshta që askush
nuk guxonte t’i thoshte. Më magjepsi rima
fiore / amore,*
më e lashta, më e vështira e botës.
E desha të vërtetën që prehet në fund,
pothuaj si një ëndërr e harruar, që dhimbja
e rizbulon si mike. Me frikë zemra
i afrohet e më nuk largohet.
Të dua ty që më dëgjon dhe kartën time të vyer,
në fund të lojës sime mbetur .
**********
✒️ Umberto SABA “AMAI”
©️ Sjell në shqip, M.Zegali Rustemi Marjana
________
fiore/amore – lule /dashuri*
🎨 Artist – Guillermo Arias, piktor spanjoll.