Edhe qeni u çudit
Kur e pa një fytyrë muzhik
Besëprerë dhe gjak zhapik
Vesh si malazez çetnik
Që bën si karizmatik
Aq më tepër si “fisnik”.
Tek shkoi me takuar helenët
Në Ballkan pra më besëprerët
Për me e taku Qirjaqin
Atë sdromsin garidhaqin.
Por në këtë mes o frat
Besëpreri është i gjatë
Se Qiriaqi ky verrem
Nuk e shet at vend helen.
Se palloshi ky gjakprish
Që s’ka besë, as nder, as kish
Për me ndejt pak në pushtet
Del e shet sovranitet.
Një çik det edhe pak tokë
Që t’a shtyjnë një vit të plotë
Dhe ca troje në Zvërnec
Kultivim me kastravec.
N’kabinet ka vënë një trap
Që i shan shqipet n’whatsapp
Ky gjakprishur sharlatan
S’ka si t’jetë shqiptar tamam.
Edhe hiqet ky o frat
Madje dhe si diplomat
Ministrinë e jashtme i dhanë
Atij laro sharlatan!
