Elegji për Luan Çipin-Nga Përparim   Hysi

Elegji për LUAN ÇIPIN
       IN memoriam

Nga Përparim   Hysi

Ç’është ky lajm që më tronditi?
Ka ndërruar jetë,LUAN ÇIPI!!!
LUANI;zemëroqeani!
Oh,ta dish,sa më dhëmb xhani!

Luani me zemër fëmije
Dhe në moshë pleqërie.
Luani që për miq e shokë
T’i ndihmonte,bëhej copë.

Qe njeri me shumë virtute
Shpirti i tij mbushur “resurse”
Janë”resurse” me shumë vlera
Jo me fjalë,po me vepra.

Shquhej qysh në rini
Si njeri me shumë aftësi.
U diplomua si ekonomist
Muzikant dhe sportist.

Qe njeri me shumë merita
Dhe botoi mbi 20-libra
Qe shkrimtar e qe poet,
Eseist-ekselent!

Mbi të gjitha qe NJERI;
Qe NJERI zemërflori!
Tek po shkruaj,nuk ndihem mirë
S’i them dot:-Lamtumirë!

E ndaj dhimbjen me HANËMEN!  *
SE KJO e ka të mdhe dhëmbjen
Dhe me çupat e me djalin
Të rrojnë e ta kujtojnë LUANIN.

Këto vargje si ngushëllim,
Nga miku i tij,PËRPARIM!

* bashkëshortja.