Në anijen kozmike-Avdush Canaj

Avdush Canaj

Screenshot

 

 

Jashtëtokësorët
recitonin poezi
në anijen kozmike.



I njoha vargjet,
ishin të miat.



Më thanë:

Na pëlqyen shumë,
i morëm nga fletorja
e ëndrrave.



Kur i mësuan për korin
e yjeve,
m’i sollën në prehërin
e gjumit.



Askush nuk më tregoi
si e gjetën
kodin e ëndrrave