Ëndërrën e vranë-Shkurte Berisha

 
 
Ëndërrën dalëngadalë e vranë
Jo me plumba ,tanke e raketa
Por se shpresë nuk i dhanë
Pa ushqim mbeti e shkreta.
Ëndërra ,jeton shumë gjatë
Folenë e ka brënda në shpirt
Ajo rritet shpejt çdo natë
Kërkon oksigjen,shpresë e drit’


Vetëm njëra të jetë mungesë
Ëndërrën shpejt do e tresë
Do sëmuret e do të vdes’
Ndaj ,do trajtuar me kujdes’.
Oksigjenin ia mbaruan
Shumë rëndë ata gabuan
Si ujku delen kafshuan
Me gjynahe u ngarkuan.