Shkurte Berisha

ËNDRRAT JANË FALAS
Ëndrrat janë falas,nuk kanë asnjë çmim.
Ato të japin shpresë ,të japin guxim
Lindin thellë në zemër e rriten ngadalë.
Lundrojne në shpirt si deti me valë.
Ato të japin shpresë ,të japin guxim
Lindin thellë në zemër e rriten ngadalë.
Lundrojne në shpirt si deti me valë.
Ëndrrat janë falas, nuk kërkojnë pasuri.
Hyjnë në çdo zemër me plot dashuri
Herë bëhen yje që ndriçojnë në errësirë
E herë bëhen ujë që buron në shkretëtirë.
Mos i shit ti ëndrrat për frikë a për fjalë
Se pa to nuk mund të ndihesh më gjallë
Mbaji ato pranë vetes si thesar të rrallë
Degjoji ti ëndrrat ,si te ishin një përrallë.
Se pa to nuk mund të ndihesh më gjallë
Mbaji ato pranë vetes si thesar të rrallë
Degjoji ti ëndrrat ,si te ishin një përrallë.