Era trëndafil të vinte- Lindita Sinani Vokshi Sinani

ERA TRËNDAFIL TË VINTE
 
Ere trëndafili të vinte
Kur ti putha dy sytë e zinj
Dhe nata mbajti frymën
Si një sekret që nuk e rrëfeva.
 
Në buzë të hënës
Hijet vallëzonin në rrugicat e fshehta
Dhe ti,më një vështrim si pus i thellë
Zemrën ma more nga duart.

 

“Mos mu largo “të thash, qëndro
“Bota jashtë është e ftohtë “
Por era udhëtarë i vjetër
Të mori si një këngë e harruar.

 

Ti kishe erë trëndafili
Kur ti putha dy sytë e zinj
Dhe që atëherë, çdo pranverë
Të kam kërkuar në çdo trëndafil

 

Në vitet që kaluan
Shiu pëshpëriti emrin tënd
Dhe une e mbajta atë puthje
Si një flakë e fshehur në heshtje
 
 
Nëse ndonjëherë kthehesh
Te dera ime,vonë ,në mesnatë
Nata do të mbajë përsëri erë trëndafilash
Dhe zemra ime do të bëhet përsëri, det.