ZËRI I GURIT
Çdo ditë guri po flet,
Jam këtu me mijëra vjet.
Sot doni me më lëviz,
Plagë të reja m’latë në kurriz.
Mjaft më copëtuan në Berlin,
Askush plagën nuk ma din.
Londra vulën ia vuri,
Prandaj rënkon ende guri.
E sot, ju mos guxoni,
Nga vendi të më lëvizni.
Hapin tuaj ndaloni,
Uleni zërin ,mos bërtisni.
Nëse ju nuk do më mbroni,
Vetë vetën do ta mbroj.
Krismën time do ta dëgjoni,
Për të drejtën do qëndroj.
Guri kokës do t’ju bjerë,
Po guxuat dhe një herë.
Mirë në mendje ta kujtoni,
Mos provoni të veponi.
Nuk thonë kot:” I fortë si guri”,
Se në fakt i tillë jam.
Ku është besa dhe flamuri,
Vendin pranë tyre e kam.
